Kush ikën e kush vjen; zbardhet revolucioni i Allegrit te Juventusi

26 Prill 2019, 13:23Sport TEMA

Ndërsa skuadrat e tjera po luftojnë ende për objektivat e tyre përkatës, Juventusi e ka mbyllur çështjen e titullit në Serie A. Të eliminuar nga Champions-i që në çerekfinale, edhe jashtë Kupës së Italisë, drejtuesit bardhezinj po fillojnë të planifikojnë tashmë sezonin e ardhshëm. Natyrisht, të gjitha bateritë do të jenë të pqërqendruara të fitimi i Ligës së Kampionëve. Për ta tentuar këtë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Massimiliano Allegri ka në mendje një mini-revolucion.

Deri në gjysmën e parë të majit, trajneri dhe Andrea Agnelli duhet të jenë takuar. Edhe kërkesat karshi presidentit të Juventusit do të jenë gati. Para së gjithash synon përmirësimin e kontratës së tij aktuale, që e bën të fitojë sa kolegët e tij të nivelit më të lartë. Marrëveshja aktuale e Allegrit parashikon të mbarojë në vitin 2020. Gjithsesi, mbi të gjitha, mes trajnerit dhe presidentit do të flitet për merkaton.

Ajo është më e rëndësishme për Allegrin, që të ketë një ekip më funksional. Në veçanti, trajneri mendon të ndryshojë sistemin e lojës, duke u kthyer në modulin, me të cilin fitoi titullin e parë me Milanin dhe shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin e tij të parë te Juve: 4-3-1-2. Një “kthim në të ardhmen” i Max, i cili po mendon si do të angazhojë në formacion Ramsey. Uellsiani mbërrin në verë si transferim i lirë nga Arsenali, në rolin e “trekuartistit”.

Allegri do t’i kërkojë Agnellit një qendërmbrojtës, një anësor të djathtë dhe një mesfushor qendre. Para mbrojtjes, Allegri dëshiron të aktivizojë një mesfushor më fizik se Pjanic (boshnjaku mund të shitet gjatë verës). Në krye të listës është Tanguy Ndombelé, i datëlindjes 1996, për të cilin Lyon kërkon 70 milionë euro.

Për rolin e qendërmbrojtësit, që duhet të alternohet me Chiellini, pëlqehen Samuel Umtiti i Barcelonës, Savic i Atletico Madridit dhe Ruben Dias i Benfica. Për këtë të fundit, klubi portugez kërkon 60 milionë euro. Më i arritshëm duket Kostas Manolas, që ka klauzolë largimi 36 milionë euro nga Roma. Për pozicionin e anësorit të djathtë pëlqehet Sidibe i Monaco, që është i aftë të luajë edhe në të majtë. Për të njëjtin rol po ndiqet edhe Trippier i Tottenham.

Sa iu përket largimeve, me ndryshimin e modulit duket i sigurt “divorci” me Douglas Costa, ndërsa pozicionet e Cuadrado dhe Dybala mbeten për t’u vlerësuar. Kolumbiani mund të kërkojë rinovimin, pasi kontrata aktuale i përfundon në vitin 2020, ndërsa argjentinasi mund të marrë një fanellë titullari në modulin 4-3-1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje