Emmanuel Adebayor e ka rrëfyer momentin kur ish-trajneri i tij Jose Mourinho ka “vrarë” Cristiano Ronaldo-n në dhomat e zhveshjes, megjithëse portugezi kishte shënuar një tripletë.
Ish-sulmuesi i Arsenal, Tottenham dhe Manchester City ka luajtur i huazuar te Real Madrid gjysmën e sezonit 2011, ku ka punuar përkrah Mourinho-s dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Te Real, po fitonim 3-0 dhe Mourinho hyri në dhomat e zhveshjes dhe u çmend komplet. Ai goditi frigoriferin, goditi televizorin, hodhi ujë.
Ai i kritikoi të gjithë. Mbaj mend njëherë që kritikoi Ronaldo-n pasi kishte shënuar një tripletë.
Ai i tha: ‘Të gjithë thonë që je më i miri në botë dhe ti po luan keq. Më trego se je më i miri.’
Ronaldo nuk tha asgjë. Ai mund të shënonte një tripletë dhe prapëseprapë fliste për rastet që humbiste.”
Cfare te keqe ka se Murrinjo ka kritikuar Ronaldon?
E lexova artikullin dhe reagimi i Murronjos ka qene tamam si reagimi i nje traineri qe nuk eshte i kenaqur nga loja e skuadres se tij,pasi ai mendon per ndeshjet me te forta.