Ancelotti zhvlerëson Napolin, edhe Hysaj "e pëson"

25 Prill 2019, 20:00Sport TEMA

Sipas një analize që ka bërë Gazzetta dello Sport, këtë sezon, Napoli ka parë vlerën e saj të bjerë të paktën me 70 mln euro. Praktikisht, në vend që të kishte rritje kartonash, ka pasur ulje drastike. Maurizio Sarri bëri që vlera të rritej dhe me shifra të frikshme.

Por, me ardhjen e ish-trajnerit të Milanit, Reali, Bayern dhe Chelsea, gjërat kanë ndryshuar. Rasti më konkret është Elseid Hysaj. Me Sarrin vlente 50 mln euro, sipas edhe klauzolës që u firmos, ndërsa tani, Napoli do të kënaqej me vetëm 20 mln euro.

E të mendosh që Strakosha, kur nisi te Lazio, vlente 10 fish më pak se sa Hysaj, tani vlen thuajse 25-30 mln euro.

2 komente në “Ancelotti zhvlerëson Napolin, edhe Hysaj “e pëson””

  1. sportisti says:

    Per mendimin tim, Hysaj meriton zero euro. Me vjen keq ta them, por me paraitjet e tija kete vit, ka qene pika me e dobet e Napolit. Nje paraqitje aspak dinjitoze ka bere edhe me kombetaren, qe per hir te se vertetes eshte shume larg kohes se De Biazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje