Tjetër tragjedi në familjen e Emiliano Salas, futbollistit argjentinas që humbi jetën në kanalin e La Manshit, teksa po udhëtonte me një avion charter drejt Britanisë, për t’iu bashkuar Cardiff City-t, skuadrës me të cilën sapo kishte nënshkruar.
3 muaj nga kjo tragjedi, ndahet nga jeta edhe babai i tij, Horacio Sala për shkak të një sulmi në zemër. Ai u gjet pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshortja dhe vajza e tij, kështu që ndërhyrja e mjekëve për ta mbajtur në jetë rezultoti e kotë
58-vjeçari, një shofer kampionësh, e vuajti shumë aksidentin që i mori jetën të birit, çka dhe solli vdekjen e tij të parakohshme.
Ngushellime familjes dhe u prefte ne paqe.
kamionesh, shkrim per ibret.
I qofte balta e lehte. E kush duron dot te keqen qe e gjeti kete baba te shkrete.
Dikur im ate me thoshte se sa te dua une, do ta marresh vedh kur te behesh vete baba. Atehere e degjoja me skepticizem, por kur u bera vete baba dhe deri sot qe femijet jane rritur, them gjithmone se sa shume me paska dashur i ziu baba.