Në prag të ndeshjes ndaj Laçit, në konferencë për shtyp te Partizani ka dalë trajneri Skënder Gega i cili ka folur në lidhje me takimin e nesërm, ndërkohë që është ndalur edhe te akuzat për aleanca, deklaratat e Gjicit ku shprehet se Partizani është për vend të katërt dhe te titulli kampion, për të cilin Gega qëbndron ende me këmbë në tokë.
“Starova si ‘ish’? Partizani është i shumë e shumë ‘ish’-ave e jo vetëm i Starova apo Gegën dhe si profesionistë shpesh herë mund të na gjejë në fronte të kundërta. Komentet e mija kanë qenë të paktë përveç mbështetjes por secili ka perceptimin e vet për punën e tjetrit dhe për shpinë ku ka punuar, e rëndësishme është që ka futboll, por edhe karshi vëllait dua të fitoj ndeshjen dhe nuk ka rëndësi kush është te Laçi. Dua të marr më të mirën ndaj Laçit.
Nuk kanë të bëjnë trajnerët pasi jemi dy klube. Sot jam trajner i Partizanit dhe jam me fat që kam punuar këtë periudhë që janë ditët më të mira të karrierës sime. Nuk ka përballje trajnerësh por janë dy klube dhe këtu shihet diferenca dhe do të jemi të njëjtë në fund.
Titulli? Në momentin e parë që dolëm të parët në klasifikim, është pyetur shumë javë për titullin dhe jemi munduar të jemi me këmbë në okë. Besoj se çdo futbollist e ka një ëndërr dhe e ndjejnë por stërviten njëlloj dhe ky është sekreti dhe ajo që ne të marrim atë që kërkojmë. Nuk kam frikë te ekipi dhe njerëzit rreth e rrotull ndoshta nuk e dinë futbollin dhe po festojnë. Luajmë në shtëpinë tonë ndaj Laçit dhe kemi tifozë që nuk na ndahen dhe besoj se nesër do të ketë më shumë dhe shpresoj t’ua shpërblejmë.
Aleancat? Nuk kam asnjë agrumet dhe provë që janë bërë dhe nuk më intereson. Siç besoj për vete besoj edhe te të tjerët. Jo çdo ndeshje fitohet dhe humbjet nuk duhen parë si aleanca por si dobësi. Secili ka projektin e vet dhe duhet të shohë veten. Nuk jemi marrë dhe nuk merremi me aleancat.
Formacioni? Me 12 veta nuk luajmë dot. Futbolli nuk ka shumë sekrete dhe ka interpretim. Starova nuk është se ka marrë diçka me vete. Do t’i stërvis siç i kam stërvitur deri tani. Nëse vjen barazim nesër, do ta pranojmë por më kënaq fitorja. Nuk mund të flas për rezultat 24 orë para.
Ndeshja me Kastriotin? Gojët e liga u mbyllën por nuk shpresoj se mbyllen edhe me ikjen e Gegës. Secili mund të flasë ashtu siç mendon. Paragjykimet do të mbeten mbrapa. Do të shohim nesër dhe më pas shkojmë në Vlorë, por tani mendojmë Laçin.
Mungesat? E vërtetë që kemi pasur dhe jemi munduar të modifikojmë e ka dhënë maksimumin kushdo që ka kontribuuar. Kush hyn jep maksimumin dhe mban të njëjtin ritëm dhe do të mundohemi t’i zëvendësojmë. Është e vërtetë që ka konçiduar por ardhja e Kalarit sot ishte radha e tij. Kalari është veteran dhe nëse vjen momenti nesër, do të jetë i ri, agresiv dhe i fortë dhe do të na japë ndihmë. Ai luan në çdo vend dhe do të ndihmojë ekipin. Një lojtar me eksperiencë e ka të lehtë të modifikohet dhe të luajë aty ku nuk e kemi parë. 1 orë para ndeshjes e vendosim se kush luan.
Rivali Kukësi? Mbase rivalët kanë ndryshuar dhe shohin diçka ndryshe te ne. Sa herë ka dalë emri i rivalëve i kemi respektuar si kundërshtarë dhe rivalë. Janë ekip i fortë dhe nuk duhet të lëmë askënd të na afrohet. Ne jemi në fokus te puna jona.
Safet Gjici dhe deklaratat? Nuk na përçmon askush dhe secili ka punën e vet. Nuk merremi me problemet e Kukësit dhe është e drejta e Gjicit të flasë. Unë jam në fushë për futboll, ai është biznesmen dhe është e drejta e tij. Vjet Kukësi ka dalë kampion dhe nuk e di kush i ka marrë gjynahet e Partizanit. Nuk e kam parë Gaz Demin të flasë asnjëherë, por te ne funksionojnë të gjitha levat brenda dhe jashtë klubit. Është e drejta e tyre të flasin dhe nuk kthehemi mbrapsht. Fusha ka treguar dhe do të tregojë se kush arrin deri në fund”, tha Gega.