Treshja sulmuese e Liverpool shënon më shumë se 14 skuadra në Premier League!

27 Prill 2019, 13:05Sport TEMA

Të premten në mbrëmje Liverpool fitoi lehtësisht 5-0 ndaj Huddersfield, me 5 gola afrikanë (Keita, Mane e Salah), ndërkohë që mungonte për një dëmtim të lehtë braziliani Roberto Firmino.

Shifrat e The Reds janë impresionuese, sepse treshja sulmuese e Liverpool, Sadio Mane, Mohamed Salah e Roberto Firmino, kanë shënuar së bashku më shumë se 14 skuadra të Premier League këtë sezon!

Salah e Mane shënuan nga dy gola të premten, duke bërë që në total tre sulmuesit të mbërrijë në kuotën e 52 golave në kampionat në sezonin aktual. Kjo shifër nuk është arritur ende nga 14 klube në Premier League, me emra si Ëolverhampton, Neëcastle, Crystal Palace, Everton, Leicester e Watford mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje