Historia e panjohur: një qen San Bernardo i dha jetë krijimit të Manchester United

26 Prill 2019, 22:00Sport TEMA

Manchester United sot po kalon një moment të vështirë të sezonit, por jo sepse mungojnë paratë, por për shkak të paraqitjes së shumë futbollistëve dhe luhatjeve të frikshme. E megjithatë, shumë vite më parë, një skuadër tjetër vuante nga vështirësi të tjera, të lidhura me aspektin ekonomik.

Ishte “embrioni” i asaj që mbrapa do të merrte emrin Manchester United, pra “Djajtë e Kuq”. Por, le të kthehemi mbrapa në kohë.

Jemi më 6 prill 1902. Newton Heat Football Club rrezikon falimentimin, pasi ka akumuluar 242 sterlina. Librat e historisë do të tregojnë që, për të provuar shpëtimin, futbollistët organizojnë një mbledhje fondesh pranë “St James Hall” të Mançesterit. Një ditë gri, ashtu si shumë të tjera në veriperëndim të Anglisë, ku tërheq vëmendjen Major, një qen i rracës San Bernardo që i përket Harry Stafford, kapitenin të Newton Heath.

Falë tij, shumë persona ndalojnë dhe flasin me futbollistët dhe të depozitojnë disa qindarka për ndihmuar klubin të shpëtojë. Por, nuk mjafton. Mbrëmjen e parafundit, qeni Major largohet duke marrë me veten arkën ku futbollistët po mblidhnin paratë. Ecën më kot nëpër rrugët e Manchesterit në vetmi deri kur ndalohet nga Henry Davies, një prodhues birre vendas, që i hap derën e shtëpisë qenit.

Orët në vazhdim, përpara se të bashkohet me pronarin e tij, San Bernardo Major miqësohet me të bijën e Davies, i cili, i goditur nga qetësia e qenit dhe pasi njihet me historinë që ai mbarte me vete, vendos t’i japë një dorë Neëton Heath.

Disa ditë më pas, me suportin e kapitenit të Stafford, pronari i birrës do të blejë klubin, do të shlyejë borxhin dhe do të investojë fonde personale për t’i dhënë mundësi futbollistëve të mbyllin kampionatin.

Atë ditë, më 26 prill 1902, Neëon Heath ndryshon emrin në Manchester United Football Club dhe do të bëhet një nga skuadrat më të forta dhe fituese të historisë së futbollit botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje