Hakmarrja e ëmbël e Ben Arfa ndaj ish-pronarit miliarder: Tani e ka radhën Rabiot!

29 Prill 2019, 11:11Sport TEMA
Hakmarrja e ëmbël e Ben Arfa ndaj ish-pronarit miliarder: Tani e ka

Momenti kur Ben Arfa i tregon presidentit medaljen e fituesit

Karriera e Hatem Ben Arfas po merrte për mirë dhe në momentin që lojtari kaloi te PSG u mendua se do të arrinte majat. Aventura e tij me parisienët u shkatërrua shpejt, pasi nuk po merrte minuta dhe klubi e dënoi. Ai dëshiroi largimin, por tashmë ishte kthyer në një çështje personale me presidentin e klubit, Al-Khelaifi.

Ky i fundit nuk lejoi të largohej derisa t’i përfundonte kontrata. Gjyqe të hapura që vazhdojnë, ndërsa makthi sportiv mori fund kur 32-vjeçari u transferua te Renees. Të shtunën në mbrëmje fitoi Kupën ndaj PSG-së dhe shfrytëzoi rastin të shkonte para ish-presidentit të tij dhe për t’i treguar para syve medaljen e fituesit. Nervi i kuptueshëm në fytyrën e Al-Khelaifit.

Sulmuesi foli pas fitores në finale dhe tregoi të gjithë revoltën e tij ndaj presidentit të PSG-së. “Ky është titulli më i madh në karrierën time. Realizuam një remontada, por PSG është mësuar tashmë me të tilla gjëra. I pata thënë presidentit se gjithçka do të kthehej mbrapsht një ditë. Kur nuk silleni në mënyrë njerëzore, do të paguani më vonë për këtë.

“Një ditë edhe Rabiot do të kthehet ta lëndojë PSG-në gjithashtu, kjo është jeta. E dua klubin e PSG-së, kam bërë tifo që i vogël për ta. Problemi atje janë njerëzit që drejtojnë”, përfundoi Hatem Ben Arfa.

Woaaaaaaaah Ben Arfa il a du vouloir chauffé un peu Nasser ?????????????? pic.twitter.com/VQviwqTkFp

— Julien (@julien_mgrt) April 27, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje