Ndeshja e luajtur mes Amiens dhe Strasbourg ka hyrë në histori. Jo për rezultatin 0-0, por për faktin se është arbitruar nga një gjyqtare femër.
Për herë të parë, një grua ka arbitruar një ndeshje të Ligue 1. Bëhet fjalë për Stéphanie Frappart, arbitre ndërkombëtare, 35 vjeç dhe me 140 ndeshje mes profesionistëve.
Asnjë episod i dyshimtë, katër kartonë të verdhë dhe një drejtim i shkëlqyer i ndeshjes.
Më parë kishte arbitruar në Ligue 2 dhe në Kupën e Francës e Ligës, por kurrë në elitë.