Parashikimet për finalen e Championsit, zbulohet kuotat për katër skuadrat

29 Prill 2019, 17:03Sport TEMA

Barcelona-Liverpul dhe Totenhem-Ajaks janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Champions League.

Analistët e “Snai” kanë bërë parashikimet e tyre në lidhje me këto katër skuadra, duke e konsideruar Barcelonën favorite për kalimin në finale.

Katalanasit kuotohen me koeficientin 1.65 për kualifikikmin, ndërsa Liverpuli me koeficientin 2.15.

Ndeshja e parë luhet të mërkurën në “Camp Nou”, ku skuadra e trajnerit Valverde nuk humb prej vitit 2013 në Champions League.

Për këtë ndeshje, fitorja e Barcelonës vlerësohet me 1.87, barazimi 3.70 dhe fitorja e skuadrës së Klop 4.

Parashikimi është më i ekuilibruar për gjysmëfinalen tjetër Totenhem-Ajaks, që luhet nesër në “Wembley”. Për këtë sfidë, fitorja e ekipit anglez ka koeficientin 2.50, barazimi 3.35 dhe fitorja e holandezëve 2.85.

Për kualifikimin duhet thënë se është Ajaksi në avantazh të lehtë. Kualifikimi i tij kuotohet me 1.8, ndërsa kualifikimi i Totenhemit me 1.95.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje