Nga Skënder Minxhozi
Ashtu siç kishte bërë edhe më parë, sot, pas takimit me partitë e vogla parlamentare, Presidenti Meta ka përsëritur sot kërkesën për zgjidhjen e “krizës serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi”. Ishte një formulë e hedhur qëllimisht edhe në të shkuarën, rreth përcaktimit zyrtar që kreu i shtetit i bën situatës që po kalojmë prej mesit të shkurtit.
Megjithëse pas 17 shkurtit Ilir Meta e ka kritikuar një dy-tre herë formalisht vendimin për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, ai harroi t’jua thoshte këtë gjë (të paktën në komunikatën zyrtare nuk përmendej askund), partive që takoi sot dhe të cilat e kanë vendosur këtë akt me gërma të mëdha në platformën që kanë paraqitur për daljen nga kriza.
Me këtë hap, Meta e fshiu edhe atë pak kriticizëm ndaj marrëzisë kolektive të opozitës shqiptare të dy muajve më parë, një marrëzi që ka marrë kritika të forta në të gjitha gjuhët e huaja kryesore, këtej dhe andej Atlantikut.
Presidenti nuk mori asnjë angazhim konkret përballë Mediut, Shehit, Dukës, Ndokës e Dules. Frazat evazive të deklaratës zyrtare na tregojnë indirekt se ky takim ka shërbyer vetëm për të vënë edhe një herë në dukje pafuqinë e presidentit dhe vetë-paragjykimin për rolin që ai duhet të ketë në këtë situatë delikate.
Shqipëria është në krizë. Kjo s’ka asnjë dyshim. E kotë të fshihemi pas gishtit. Por kjo e sotmja nuk është vetëm kriza e mandateve të djegura, ose e arrogancës së maxhorancës qeverisëse. Kriza është gjithashtu e prekshme dhe prezente edhe në degjenerimin logjik të opozitës për t’i ikur përgjegjësisë së përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes, në vendimin e saj sa gjakftohtë aq edhe të papërgjegjshëm, për të dalë ngë sistemi politik dhe institucional me vullnet të plotë dhe për ta shkëmbyer zanatin e politikanit, me atë të mitingashit që shkul pllakat e rrugës.
Kriza është më në fund edhe tek presidenti i kapur nga e shkuara dhe e tashmja e tij politike, me njërën këmbë tek ish-partia dhe tjetrën tek gjoja-presidenca. Ilir Meta është pjesë e krizës “kushtetuese dhe institucionale”, siç e përcakton presidenca gjendjen aktuale. Si e tillë, kriza e sotme e ka njërin ndër burimet kryesore tek paradoksi i një presidenti të dyzuar, të kompleksuar dhe në dizekuilibër të plotë politik.
Pasi i shkroi letër Donald Trumpit kundër Edi Ramës dhe pasi refuzoi t’i japë udhë procesit kushtetues dhe të pakundërshtueshëm të ndryshimeve qeveritare, duke u angazhuar në një zinxhir të shëmtuar batutash në distancë me Edi Ramën, Presidenti Meta mundi të prekë me dorë sesa relativ dhe irelevant e ka bërë postin e lartë që mban, pas shkurtit të mandateve.
Ai thërret në takim partitë e vogla që megjithë respektin, nuk kanë thuajse asnjë rol në zgjidhjen e një krize të shkaktuar nga dy të mëdhenjt, plus partinë që udhëhoqi në fushatën e fundit elektorale. Presidenti është i destinuar të ketë një rol margjinal në krizë, pasi në dy muaj e gjysëm nuk rezulton të ketë pasur asnjë konsultim me Ramën, Bashën apo ambasadorë e zyrtarë të lartë, të angazhuar për paqëtimin e punëve në Tiranë.
Kreu i shtetit ka ndërtuar gur pas guri rreth vetes, pas vitit 2017, murin e lartë të paragjykimit dhe anësisë. Dhe kur je në një pozitë të tillë, ke pak hapësirë për veprim në kohë të këqia si këto që po kalojmë.
te kater keto figura Dule, Mediu, Shehi, Duka jane pa parti, vete kryesojne pa asnje antar, si ka mundesi qe presidenti i vendit tone merr per baze ca kerkesa absurde te ketyre individeve ? nese do merren parasysh cfare keta persona kerkojne, i bie qe cdo shqiptar te ngrihet te thote qe kam x parti dhe te kerkoj rrezimin e qeverise se ashtu do duan, kjo eshte cmenduri nga ana e metes, ketij presidenti halabak pa identitet qe e rreh gruaja per te pranuar cfare ajo do dhe kerkon !!!!!
E ka hapur gojen shume,keshtu Edi nuk do kete veshtiresi tja fusi te gjithe ne goje ketij karagjozi
Ilir Meta vetëm rrogën merr në Presidencë, ndërsa veprimtarinë e kryen në arat e leshelisë. Dhe për këtë jo vetëm qe s’ka turp, por e bën edhe hapur.
Shume sakte analiza , si gjithmone Z. Minxhozi.
Ju lexoj dhe ndjek me kenaqesi.
Respekte!!
Shihjani djallezine,ligesine, pabesine e z president qe per zgjidhjen e krizes se opozites e fillon nga bishti nga hici jo nga koka
Cfar peshe kane keto particka qe bisedoi presidenti??????! asgje vetem keta jane ish deputete te Bashes Te shohim cfar plani tjeter ka e ku do na nxjere presidenti qe e peshtiu me keq se Nishanlliu vendin e te parit te shtetit
po ceshte mor ky president, mor edi rama mor kokra e debilit ku e gjete kte dhe mire ta ben palaco politikan .ju jeni per tu vare te gjithe ne litar
Presidentit nuk ja var kush, madje as gruja e tij, i vetmi rast qe pati ishin keta mysafire (te paftuar) ne oxhakun e presidences, pirdh o meta pirdh se çfryesh
Ky president i thencin eshte i SHPK-se leshelisjanedhe jo i popullit shqiptar.Shqiptaret,po te votohej nga populli dhe jo nga pazaret e detyruara te EdiRames,se shantazhuar nga ky mafjoz i degjenruar politik e shoqeror,nuk do e zgjidhnin as per roje te presidences dhe do e dergonin direkt e ne burg dhe me pas le te fillonte nga e para.Nje njeri i akuzuar publikisht dhe nga ustai i tij me nofken “like floriri (Berishovici ne vitin 1998-ten) dhe te cilin e kemi pare me ze e figure duke pazarepsur per te marre 7% nga biznesi i A.Rrapajt…dhe qe u be shkas per demostraten e 21 Janarit te vitit 2011 dhe qe i shpetoi burgut me nderhyrjen dhe votat e gjyqtareve te Berishes,jo president por as roje njuk duhej te vinte tek presidenca.Por turpi eshte per ata qe kane turp dhe jo per ata qe fytyren e kane rrogoz,si puna e ciftit presidencial.Dje, ne Estoni dha doreheqjen vetem disa dite pasi ishte emeruar ne detyre nje minister dhe e dini pse? Sepse qarkulloi lajmi se kishte ushtruar dhune ne familje!!!E kuptoni se cfare standarti ka bota dhe sa vite drite larg jemi ne?! Tonin president leshi e kane kapur me presh ne dore dhe nuk dorehiqet se e ze kucka me nje cizme me pantofel dhe e ndjek nga shtepia,pa llogaritur detyrat qe i ka dhene krimineli i serbeve ,Berishe vicidolasi…e di vete ai…!!!
Vete u zgjodh president?!
Jo! E zgjodhen socialistet.
A e zgjodhen se ishte intelektual, personalitet, i ndershem apo i paanshem?!
Jo! E zgjodhen per ta hequr qafe dhe per te forcuar pozitat e tyre qe te qeverisnin vetem.
Kur zgjedh nje hajdut medioker per president te shqiptareve, thjeshte per interesat e tua mediokre, nuk ke pse qahesh qe president eshte Iliri qe zgjodhe!