Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e emisionit “Mbrëmje Ide” ka komentuar samitin e mbajtur për Ballkanin Perëndimor një ditë më parë në Berlin.
Ai është shprehur se procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është në duart e dy shteteve më të fuqishme të BE-së, Francës dhe Gjermanisë.
“Dy vendet e madha nënvizuar se një marrëveshje e mundshme e madhe mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të eci në shinat e marrëveshjes së vitit 2013 do të vijë.
Ata vendosën vijën e kuqen për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Milo.
Me tej ai ka komentuar deklaratën e bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është shprehur se kërkon edhe mbështetjen e SHBA-ve, për procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
“Thaçi do të bënte gabim nëse do të bënte një lojë të tillë të madhe dhe ai nuk ka fuqi të fusë në lojë për të punuar me aktorët e mëdhenj global.
Mesazhet që u dhanë në Bruksel janë një mesazh për Thaçnin dhe për gjithë të tjetër. Qoftë Franca dhe Gjermania nuk do e përjashtonin ndihmesën amerikane në proces. Ata thanë se për procesin, do të jenë ata që do vendosin”.
Duke folur për rolin e Mogherinit, ish-ministri u shpreh se u duk qartë se ajo nuk pati forcë që të çonte më tej procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Berlini i vuri vijen e kuqe ëndrrës së Hashim Thaçit dhe Edi Rames,per ndryshimin e kufijve ne favor te Serbise.Shpërthen
Haradinaj: Thaçi e Rama më bënë presion për ta hequr taksën.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë
me dije se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të
të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të
kuptojë edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqirë të Samititit të Berlinit.
“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Më vështirë ishte. Edhe
presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera.
Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi,
Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga
Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun
në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi,
por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”,
tha Tahiri.