PD: Nuk ulemi në asnjë tryezë bisedimi me Ramën kryeministër, me të nuk flasim më

30 Prill 2019, 10:24Politika TEMA

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se nuk ka për të patur asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër.

“Ajo që unë mund të pohoj me 100% siguri është që as kryetari i PD, Lulzim Basha, as ndonjë drejtues tjetër i PD, nuk ka asnjë kanal konunikimi me Edi Ramën.

Nuk ka për të patur asnjë kanal komunikimi me Edi Ramën, asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër, sepse situata ku ndodhet sot vendi është për shkak të këtij njeriu.

Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur”, ka thënë Bardhi në emisionin e Ilir Babaramos në Report TV.

2 komente në “PD: Nuk ulemi në asnjë tryezë bisedimi me Ramën kryeministër, me të nuk flasim më”

  1. Klorea says:

    S’ka gje!
    Flisni me vete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje