Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Në përfundim të Samtit të Berlinit kryeministri tregon per top channel rezultatet e tij si dhe ka nje mesazh per ata qe komentuan se ku takim ishte nje deshtim per shqiperine
Zoti kryeministër keni mbetur i kënaqur apo i zhgënjyer nga Samiti i Ballkanit Perëndimor këtu në Berlin?
Kryeministri Edi Rama: Jam i mahnitur nga reflektimet e Samitit ende pa mbaruar Samiti në kazanet lokalë jo vetëm në Tiranë, por edh enë Prishtinë. Mund t’ju them me plotë gojë e pa një fije dyshimi që jam i kënaqur. Jam i kënaqur nga takimi me kancelaren. Nga dialogu dhe përfundimet e gjithë takimit intensiv që u zhvillua më pas mbi procesin dhe normalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i kënaqur nga takimet e sotme me kryetaren e Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul
Zoti kryeministër çfarë arriti ky Samit?
Kryeministri Edi Rama: Përsa i përket Shqipërisë, përveç takimit bilateral me kancelaren Merkel dhe takimit që përmenda edhe nga takimi me presidentin Macron, mund t’ju them se qasja ndaj Shqipërisë dhe këndvështrimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë, janë absolutisht në drejtimin e duhur. Ka vetëm një detaj, që lidhet me procesin e brendshëm të Bundestagut që duhet ta shqyrtojë çështjen bazuar në raportin e Komisionit. Por ama, kush thotë që u mbyllën dyert për negociatat, apo që Shqipëria nuk do t’i çelë zyrtarisht negociatat këtë vit, thjesht thotë atë që dëshiron. Fatkeqësisht, njerëz të dëshpëruar, të cilët duan patjetër dështimin e Shqipërisë, ashtu siç edhe duan dështimin e dialogut me Serbisë dhe Kosovës nga ana tjetër, por që me siguri gabojnë dhe duke i mishëruar u them të gjithëve që Shqipëria nuk do të dështojë dhe ne do t’ia dalim.
Cili ishte qëndrimi i Presidentit Macron për sa i përket çeljes së negociatave?
Kryeministri Edi Rama: Nuk dua të bëj komente në lidhje me diskutime që prezumohen se janë diskutime mes drejtuesve të shteteve dhe nuk janë për publik, por dua t’ju them vetëm kaq: Që Shqipëria nuk do të dështojë këtë vit, ashtu siç e dëshirojnë me patjetër ata të cilët kujtojnë se do të ndërtojnë suksesin e tyre mbi dështimin e Shqipërisë. Nuk e marrin dot Shqipërinë as peng e as me vehte në rrugën drejt të panjohurës dhe faktikisht drejt theqathjes politike ku kanë hyrë.
Dje ju pyeta se çfarë do t’i kërkonit kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, u përgjigjët le të ndodhë takimi, pastaj do ju ja përgjigje. Cila është përgjigjia juaj sot?
Kryeministri Edi Rama: Unë u kam kërkuar atë që Shqipëria meriton, mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave. Ne kemi një vit që punojmë dhe punojmë me një proces që zakonisht ndodh kur çelen negociatat dhe faktikisht jemi në atë proces me mirëkuptimin e vendeve anëtare që Shqipëria është në një fazë të re, por tanimë ka ardhur koha që të zyrtarizohet çelja e negociatave. Këtë kam kërkuar dhe këtë kërkoj deri në fund. Jam besimplotë që ne do ia dalim.
Në përfundim të Samitit zoti kryeministër, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë shpërthyer deklarata dhe komente duke e quajtur Samiti një dështim për Shqipërinë dhe po ashtu edhe për Kosovën. Si i shikoni këto komente?
Kryeministri Edi Rama: Janë politikë e brendshme, janë politikë për politikë. Janë deklarata që synojnë të flasin me pjesë të elektoratave, ndërkohë që unë nuk e kam as këtë qasje dhe as këtë problem. Unë u flas drejtpërdrejtë shqiptarëve, atyre të Shqipërisë u them se vendi nuk do të dështojë dhe atyre të Kosovës u them që ka një zhvillim të ri shumë pozitiv, që kancelarja Merkel dhe presidenti Macron janë anagzhuar personalisht dhe Gjermania dhe Franca do të përfshihen në një proces intensiv dialogu pa kushte dhe pa paragjykime. Është diskutuar për çështjen e shumëpërfolur të kufijve dhe është thënë se nuk mund të ketë kufij etnik, gjë që e kemi përjashtuar që të gjithë. Por ama nuk do të ketë asnjë paragjykim dhe asnjë parakusht në dialogun që do të vazhdojë.
Gjatë takimit që patët me kancelaren Merkel, a u diskutuan problematikat e brendshme që ka Shqipëria?
Kryeministri Edi Rama: Mund t’ju them që qoftë në takim me kancelaren, qoftë në takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, u diskutua fare kalimthi dhe nuk ka asnjë ekuivok, djegia e mandateve është e patolerueshme, mospërfshirja në zgjedhje është e patolerueshme. Dhe çka mund të shtoj nga ana ime është se: Kemi qenë dhe jemi gjithnjë të gatshëm për dialog, por asnjëherë nuk do të negociojmë Kushtetutën dhe ligjet Shqipërisë. Boll më me zgjidhje ekstra që na kanë kthyer në po të njëjtat probleme ekstra.
Top Channel
Bravo Edi Rama, mos degjo ça thone qelbesirat Serbo-Greke te Shqupit ti be me te miren per Shqiperine se ato kriminele e hajduta te PD-LSI do ti ndeshkoje populli.
To qoke per tardh kec… o Ramaxhi cadrash.
Mjaft mashtrove me fotot e tua private pa bereqet!
–
Si e nise ti me droge dhe aviona ne Divjake zor se hyme edhe ne 2025… sidomos me Arta Kukullen dhe Donika Prelen.
zoti nallane kryeminister , nese e quan deshtimin sukses , atehere je vertet psiqik ,sic thote djalli salih qelbesira , ke 6 vjet ne qeverri , je 6 vjet kryeminister , dhe akoma be te thone jo , sepse dicka nuk shkon , e nuk ke bere detyrat qe te kane ngarkuar , dhe pengon qellimisht reformen ne drejtesi , dhe ti jone e BE , e quan sukses ????? eeee me fal por je vllai carit , do te thote se nuk te intereson shqiperia ne famijlen europiane, se nje shtet shqiptar ne familjen europiane, do te thote zbatim ligji, por kur ka zbatim ligji, ju nuk jua mban suma se keni vjedhur pasurine e popullit dhe shqiperine, dhe keshtu qe kjo qe ju beni, eshte nje loje , ndaj i nderuar nallane kryeminister , hape krahun e hyr ne rresht me qelbesirat paraardhese, e hapja rrugen shqiperise dhe shqiptarve , hape krahun se nuk je per ate pune te fisme te te kane besuar shumica e shqiptareve , nese ai qelbesira qe iku ishte rrumpalla, ti je vllai carit, jeni te gjithe njesoj, e keni 30 vjet qe na keni penguar qellimisht , shqiptaret si popull jane ne europe, por europa nuk do politikanet shqiptare qelbesirat , ju krejt , ikni me te mire te gjithe bashke , ps , pd , lsi , jeni gangrena e shqiptareve ,qeverri me asistence europiane , dhe ju the end legena .
Askush nuk ka thene se u myllen dyert per negociatat,por nuk u hapen.Vertete,kur do te hapen,dhe perse nuk jan hapur deri
tani?Çfar s’ka bere gabim banda e “rilidjes”?Negociatat për anëtarësimin, Rama: Meritë e reformave të qeverisë 13/11/2016.
“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat
do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e
plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, – u shpreh kryeministri, Edi Rama.
20 Shkurt, 2018.Taulant Balla: Në qershor hapen negociatat me BE. Opozita frikë nga drejtësia e re 18/03/2019
Edhe pse perkohesisht nuk hariten te hapen dyert per per nje apo tjeter arsye , qe ska asnje lidhje me arsyet dhe pretendimet tuaja te ndyra per
fillimin e negociatave , kjo nuk do te thote qe eshte nje fitore per opoziten , vetem nje idjot dhe pis njeri si puna jote e komenton dhe e shikon nga ky kendveshtrim .
Shiko si jane bashke qeverite dhe opozitat e gjithe shteteve te ballkanit , shife ne Maqedonine e Veriut , edhe pse jane kundershtare , nuk u gezuan me mos marjen e dates per fillimin e negociatave , ne kundershtim me ju ndyresira , me veprimet , intervistat dhe komentet negative per Shqiperine , bete ceshte e mundur qe populli shqiptar te haroj perfundimisht Esat Pash Toptanin …….
O kelysh komunist pse ren pa lidhje shqip u fut ne nato per arsye te tjera sepse kurre nuk i ka kriteret per ate aleance ndersa per eu as behet fjale por ju mbajne me fjale se ashtu asht pozicioni politik ne eu se vec afrike e ke cue shqip ti bashke me kelyshet e tjere nga saliu nano ruci meta rama basha te gjithe ju edhe ato qe keni bo ju shpk tuaja jane te vlefshme vec per afrike gjithsesi paraja qe keni bo ju edhevkarvani juaj nuk vllejn me nqs era demokracice reale do vij nje dite ne shqip se nuk ju hyjne ne pune pasuria gjigande qe keni se bota eshte vertet e vogel keni me pa cdo gje do te permbyset edhe nuk keni shance ti hani ato pare por do ikin ashtu si erdhen ne doren tuaj edhe do keni telashe gjigande ne jeten tuaj burgu asht lule per ju zoti vonon por nuk haron posht pushtat e kuq rofte demokracia reale ne eu e usa
Po per korrupsionin, drogen, mungesen e shtetit ligjor, aferat, was hat frau Merkel gesagt?
nuk e kuptoj se perse i nevojitet Evropes nje shtet arab………..!?
O Ed brekushja por ne sikur i kishim mare automatikshte fillimin e negociateve kete vit,vetem po iket ju si bande hajdutesh iPS PD LSI atehere ndrryshon dicka.Hec bo teater me kamerjerin e Saliut dhe grabisni bashke