Zbardhet takimi i Metës me aleatët e Bashës, ja çfarë u diskutua në tryezë

30 Prill 2019, 12:42Politika TEMA

Presidenca ka zbardhur takimin e zhvilluar sot mes kreut të shtetit dhe kryetarëve të partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë,

“Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.” thuhet në njoftimin e Presidencës

Njoftimi i plote:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, z.Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z.Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, z.Nard Ndoka dhe dëgjoi me vëmendje çështjet e ngritura gjatë takimit.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës.

Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian. (TemA)

16 komente në “Zbardhet takimi i Metës me aleatët e Bashës, ja çfarë u diskutua në tryezë”

  1. Qytetari fotograf says:

    Harroi Aljenden ky?

  2. …..dhe ne fund u ndane duke puthur njeritjetrin, shkembyen disa batuta, pine nga nje kafe pa sheqer dhe lane takimin e rradhes me daten 30.06.2019

  3. Koba says:

    Thirr o Like Cim Peken dhe Fahri Balliun e futini nga nje Pace me Kos dhe nje gote dhalle se e shyte problemin per ca kohe.

  4. e verteta says:

    Keta rrushat e quajtur kryetar partie e kuptuan me ne fund qe skane te ardhme dhe jane ne prag te asimilimit.Jo se i plasi per demokracine,zhvillimin,shqiperine e shqiptaret,por e shohin si mbyllje te saracineskes se lumit te perfitimeve te tyre,por skane gjetur xhamine e duhur per tu falur.Ilir Meta eshte ne te njejtin hall me ta.Te shohim cdo te ndodhe.Rama do beje gabim te takohet me ta pasi do rifaktorizoje disa parazite te neveritshem

  5. Klorea says:

    U ka ngecur veza keq te shkreteve, c’te bejne?
    Do kerkojne furrik ne kotecin e Ilirit !

  6. xhemal says:

    priti pakicen e pakicave perfaqesues te askujt vetem te privilegjeve te tyre nje pjese edhe pergjegjes per krime te kryera kur kane qene ne pushtet si puna e mediut.presidenti eshte vetem i nje pale dhe fjala e tij nuk vlen fare bile mund te demtoje stabilitetin prandaj keta duhen braktisur e duhet tu cirret maska e shpifur

  7. Populli says:

    Edhe derrin po ta pyesesh,do thote qe ky mut burre perfaqson opoziten dhe jo popullin.qelbesire

    1. Shkelqim zeqo says:

      Ilir Presidenti e thote parte : kerkonte deforme te kontrrolluar che te balancuar per drejtesin edhe me qe kjo nuk doli ashtu sic deshin ATO ndodhi gjema NGA opozita

  8. Flutura says:

    Po ty nuk te pyet fare gruaja jote o derezi. Ajo e thote publikisht do ta vras Edi Ramen dhe Presidentin se pyes hic.
    Cfare Presidenti jeti?

  9. Like floriri says:

    Rama ne Elbasan permendi furgonin me udhetaret. Na tregoj emrat e udhetareve por harroj te thoshte emrin e shoferit. Besoj se tani e dini kush eshte edhe shoferi i furgonit.
    Kane mbetur bosh 2 vendet ne fund ,nje per Lulin dhe nje per Moniken.

  10. Muca says:

    7 PROFITET E SHQIPERIS

  11. Tirona says:

    Ti mjafton te rregullosh bashkjetesen bashkshortore dhe kriza zgjidhet .si nuk te vjen turp qe dalesh me njerzit o fashiste te endure qe e pesofshi atje ku ju dhe me shume ,pleura.

  12. Shqiperia pa breke says:

    Ne fund te takimit, Presidenti Meta u shpreh se do e porosiste bashkeshorten Mone Kokemadhen qe ajo te intensifikonte edhe me tej aktet e dhunes deri ne ndermarrjen e akteve ekstreme kunder ketij populli “te poshter” qe e mbeshtet Edi Ramen. Por, theksoi Meta edhe ju duhet te beni edhe me shume ne kete drejtim, te pakten te kopjoni Monen dhe tani e mbrapa cdo porosi une do u a jap nepermjet Mones.

  13. Muli says:

    Po ai në shtrat nuk bënë pulitik me munikën, por bënë dashuri. Kështuqë i qan zemra për stabilitetin e vendit.

  14. Nardi says:

    ??????????????????????????????? Unë jam i lumtur që jetoj në këtë kohë që na dhuroi këtë takëm burrash. ??????????????? amaaaaan

  15. Dhe kur u ndan likja i tha keni te fala nga munika,dhe ata ju pergjigjen te fala munikes kur te vij ne shtrat si hajdute…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje