Ka një valencë të shtuar këto ditë në lidhje me takimin e sotëm të partive të vogla të opozitës aleate të Bashës dhe Kryemadhit, me presidentin Ilir Meta.
Një lëvizje e re kjo e opozitës për të futur Metën në lojën e negociimit me kreun e mazhorancës Edi Rama, përmes një tryeze të iniciiuar nga kreu i shtetit.
Aq shumë po i kushtohet rëndësi kësaj tryeze, sa një natë më parë lideri i PD Lulzim Basha është takuar me kryetarët e partive të vogla opozitare, të kryesuar nga Fatmir Mediu, ndoshta për t’i dhënë dhe instruksionet e fundit para takimit të sotëm me Metën.
Kërkesa e partive të opozitë është dakordësimi me Metën që të organizohet një tryezë me Edi Ramën si kryetar i PS dhe jo si kryeministër, për të gjetur një zgjidhje për krizën e shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës dhe dalja e saj në protestë.
Lulzim Basha nxitoi të deklaronte se partitë aleate të opozitës kishin të njejtin qëndrim me të për sa i përket tryezës presidenciale për zgjidhjen e krizës politike, por nuk la pa përmendur faktin se zgjedhjet vendore të zhvillohen pa Ramën kryeministër.
Një mesazh i dyfishtë i Bashës, i cili mund të “kriptohet” në të gjitha variantet, sipas të cilave opozita është e gatshme të bëjë dialog me Ramën për të gjetur një rrugë dalje që të marrë pjesë në zgjedhje, por pa pranuar publikisht dështimin e aksionit opozitar të djegies së mandateve.
Ndërkohë që është në limitet e skadencës afati për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita po bën përpjekjen e fundit për të gjetur mundësinë e daljes pa “lagur” nga “gropa” ku ranë me aktin ekstrem të djegies së mandateve, protestave dhe bllokimit të rrugëve.
Ndërkohë që mazhoranca është e vendosur për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor, dhe bën thirrje për të gjitha partitë politike që të respektojnë afatet për të hyrë në garë, opozita i mban shpresat tek Presidenti Meta, dhe sytë janë nga takimi i sotëm i tij me aleatët.
Por dhe në këtë lëvizje ka një kakofoni zërash, që tregojnë paqartësinë e kauzës së opozitës dhe mjegullojnë atë çfarë në të vërtetë do opozita, e cila deri më tani nuk po bind askënd, madje as ndërkombëtarët se çfarë kërkon realisht.
E themi këtë, sepse presidenti Meta ka deklaruar kohë më parë se nuk ka tagër për të zgjidhur këtë krizë politike dhe ka bërë thirrje për të bërë hapa pas, madje dy hapa, nga mazhoranca dhe opozita.
Por palët e kanë të pamundur realizimin e një kërkesë të tillë, sepse opozita jashtë sistemit nuk mund t’i rimarrë më mandatet e deputetit, pra nuk kthehet dot më pas, ndërsa mazhoranca është e vendosur që të hyjë në zgjedhjet vendore më 30 qershor.
Nga ana tjetër, teksa më herët Kryemadhi vetë dhe përmes nënkryetarit Vasili më se njëherë kanë kërkuar një tryezë me Metën si drejtues dhe garant të saj, tashmë ka bërë një kthesë qëndrimi.
Ka qënë kryetarja e LSI, e cila menjëherë pas daljes së opsionit të aleatëve për t’u takuar me Presidentin për të organizuar një tryezë me Ramën, hedh pyetjen se: “me kë do të takohet Meta”.
Pra Kryemadhi lë vend për dyshime të forta nëse është e predispozuar për të mbështetur një tryezë të opozitës me Ramën, të iniciiuar nga Meta. Madje e përforcon qëndrimin e saj kundër, kur thotë se “opozita e ka të përcaktuar tashmë qëndrimin e saj”.
Në gjithë këtë lëmsh lëvizjesh politike dhe vërtitjes përreth mundësisë së zgjidhjes së krizës përmes kërkesës zyrtare që krerët e partive të vogla opozitare do t’i bëjnë sot Metës për t’u ulur në një tryezë me Ramën, ekziston një zgjidhje fare e thjeshtë.
Sa kur u bie “nga Kina” për të arritur tek presidenti Ilir Meta, dhe për të lënë makinacionet dhe “piruetat” politike me instruktimin e Mediut, Shehut, Dukës, Ndokës, Dules dhe Idrizit, Basha dhe opozita më mirë të mandatojnë Kryemadhin që të “bindë” Metën për një tryezë me Ramën.
Të mos mendojnë se shqiptarë nuk kuptojnë, por të hyjnë në “thelën” e kësaj lëvizjeje të nisur, duke gjetur rrugën më të shkurtër dhe efikase për realizimin e një tryeze të tillë.
Kryemadhi mund t’jua kryente më së miri këtë detyrë të rëndësishme, pasi Ilir Meta përpos se është President i Republikës, është dhe bashkëshorti i saj./M.Nikaj
BILE BILE UNË JAM I MENDIMIT QË META DHE KRYEMADHI TA REALIZOJNË TAKIMIN NË SHTRATIN BASHKËSHORTOR ME IZËN E KOALICIONIT OPOZITAR
DHE TAKIMIN TA BËJNË SI PRESIDENTI ME KRYETAREN E LSI-së DHE JO SI BURRË E GRUA.
ZATEN AS NUK DUAN TË TAKOHEN ME RAMËN SI KRYETAR PARTIE DHE JO SI KRYEMINISTËR ???
KËTA DUAN QË PAS TAKIMIT , RAMA KRYETAR PARTIE DO NGRIHET NGA TAVOLINA PËR TË BISEDUAR ME RAMËN KRYEMINISTËR.
A JANË NË VETE KËTA ORE SE U ÇMENDEN FARE ….!
ÇFARË NUK PO TOROLLISIN E SHPIKIN PËR TË SHPËTUAR LËKURËN E TYRE.
FUTUNI NË ZGJEDHJE ATY DHE HUMBNI.
SE DHE HUMBJA KA DINJITETIN E VET POR KUR E BËN SI BURRAT AMA.
KËTYRE U KA SHPËTUAR NË BREKË DHE TANI PËR TË LARË MEDEMEK MENDEREN DUAN TË FUSIN NË LOJËN E TYRE EDHE RAMËN.
RAMA DUHET TI INJOROJË KËTO TAVOLINA TË SAJDISURA PREJ METËS DHE BERISHËS DHE QË VIJNË VËRDALLË SI PORDHA NËPËR BREKË TA FUSIN NË VALLE POR QË NUK SJELLIN ASGJË PËRVEÇ FAVORIZIMIT TË OPOZITËS.