Ambasadori brazilian: Shqipëria, treg shumë i rëndësishëm për mishin që vjen nga Brazili!

1 Maj 2019, 19:20Ekonomia TEMA

Ambasadori i Brazilit Francisko Chagas deklaron në emisionin “PASSPORT” në SCAN se Shqipëria është një treg i rëndësishëm për Brazilin, sidomos për produktet e mishit.

Po ne kemi raporte ekonomike mes vendeve tona. Shqipëria është një treg shumë i rëndësishëm për mishin që vjen nga Brazili, sidomos në produktet e mishit të viçit dhe pulës. Brazili është eksportuesi kryesor i mishit në botë dhe me produkte më të mira. Pra jemi të pranishëm në tregun shqiptar me këtë produkt dhe ky treg është shumë i rëndësishëm për ne” tha ambasadori.

Në intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori u shpreh se vendi i tij po përpiqet të ndërtojë raporte të qendrueshme me Shqipërinë, me qëllim që kjo e fundit të jetë porta hyrëse për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ne kemi vendosur si shtet që të hapim një ambasadë këtu duke parë edhe kushtet specifike që ka Shqipëria, zhvillimet që po ndodhin këtu dhe padyshim edhe perspektiva që ju keni të bëheni pjesë e Bashkimit Europian, për t’u bërë një partnere e jona në BE.

Ne po përpiqemi që të krijojmë një raport të qëndrueshëm nga tani dhe po punojmë tani. Është e rëndësishme që të fillojmë tani, për të forcuar raportet tona. Ne besojmë se Shqipëria ka të gjitha kushtet dhe potencialin që të jetë porta jonë hyrëse për gjithë rajonin e Ballkanit.

Shqipëria dhe rajoni janë shumë të rëndësishëm, prandaj unë mendoj se duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Por gjithashtu mendojmë se Brazili mund t’i japë Shqipërisë mundësinë më mirë të komunikimit me Amerikën Latine, dhe duhet ta shfrytëzojmë edhe këtë aspekt gjithashtu” u shpreh ai.

2 komente në “Ambasadori brazilian: Shqipëria, treg shumë i rëndësishëm për mishin që vjen nga Brazili!”

  1. Lasgushi says:

    per mishin e kalbur thua …

  2. Ergys says:

    Brazili ben pjese ne vendet e BRIK-ut.Brazili sebashku me keto vende kane vendosur te mos e njohin pavaresine e Kosoves dhe gjithmone ne OKB dhe Keshillin e Sigurimit votojne kunder aspiratave shqiptare dhe gjithmone ne favor te Serbise.Tani qeveria e korruptuar qe kemi lejon te futen me arrogance dhe ne tregun tone duke demtuar prodhimin vendas.Kur do te vene mend keta politikanet tane.Ky Rama i ben presion Haradinajt te heqe taksen ndaj Serbise.Thaci sot e pranon se i falem territor Malit te Zi se BE premtoi heqjen e vizave por na genjeu.Deri kur do te kemi ne krye budallenj dhe antikombetar ne shqiptaret???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje