Dy kushërinjtë në Laç u vranë pas debateve për një foto në Facebook?

1 Maj 2019, 10:02Kronika TEMA
Dy kushërinjtë në Laç u vranë pas debateve për

Erion Jushi dhe Kelvin Jushi

Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima.

Vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi bashkë me djalin e xhaxhait të tyre, Vinçesk (Pali) Bushi, kanë qenë ulur së bashku në një tavolinë, ndërkohë që në një tavolinë tjetër kanë qenë Kelvin dhe Erion Jushi, të njohur dhe me emrat, Mikel dhe Jani, djem xhaxhallarësh.

Këta persona ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale. Fjalë pas fjale, debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar.

Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë.

Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24- vjeçari, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati.

Vetë autori ka deklaruar në Polici se ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër në drejtim të ish-futbollistit, ndërkohë që 36-vjeçari Jushi, sipas Markel Bushit, ka mbetur i vrarë aksidentalisht, shkruan Panorama.

“Debatuam për ‘Facebook’, pastaj u përleshëm dhe situata doli jashtë kontrollit. Nxora pistoletën për t’i trembur, po në gjaknxehtësi e sipër nisa të qëlloja. Nuk kisha për qëllim t’i vrisja”, ka thënë para Policisë 24- vjeçari, Markel Bushi, që dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes.

Ndërkohë, për të vërtetuar nëse është qëlluar nga më shumë se një person, do të pritet rezultati i ekspertizës. Për vetëdorëzimin e tre të rinjve, mësohet se ka negociuar grupi i posaçëm hetimor me në krye shefin e Komisariatit të Kurbinit, Erdit Rreçeku.

 

4 komente në “Dy kushërinjtë në Laç u vranë pas debateve për një foto në Facebook?”

  1. Alb Nakba says:

    Si katoliq te trashe apo muslimon shqypfoles hyne ne kategorine e maloqit shqiptar.
    Hahaha, Jugu ka Lebrit e Tepelenes e Vlores gjoks me vrima dhe mesi i Shqiperise bith qimat e Kavajes, lol!

  2. Nje qytetar says:

    Pa nje e pa dy , duhet vendosur denimi me vdekje si ne Amerike.Po vrave , duhet te pesosh te njejtin fat , pike !!!
    Perndryshe duhet bere vetegjyqesi . Larg qofte , te me ndodhe gje e tille ne familje , nuk do e falja gjakun .

  3. Bubi Kacurrel says:

    Keta do ti mbajne me buke taksat e shqiptareve fix 539 euro në muaj per person, ky shtet nuk te jep pune po nje te mire e ka pasi vret te siguron akomodim cilesor ne burg me kushte evropi

  4. HALABAKET says:

    U vrane dy veta per nje foto ne Facebook ne Lac.shqipetar,zagar,shqipetar maskarenje,shqipetar pa shkolle e pa i mam,shqipetar te demokracise te Saliut dhe te Lulushit kosovar. Veriu me shkembenje dhe me pyje me shpellar dhe me zagar,nje fare krye shpellar nga Tropoja dhe kukesian dhe bandite shkoderan,mjere shqiperia me sahan me Saliun kapedan dhe lufton me gjerman,me gjerman dhe me Italian te permbysin ketej matan.Shqiperia emrin ka eshte e shpartalluar edhe 1000 vjet nuk behet derman,kurse jugu nuk po e prishin terezine,i shikon dhe i degjon keta verior te pishave dhe ahishteve lopcar dhe zagar jane kethyer dhe bejne hata,vrasin presin dhe grabisin,lope dele dhe para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje