Sot i është dhënë lamtumira drejtuesit të lartë të Policisë, Fred Agastra, që ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare.
“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.
Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.
Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Ishte vertete njeri i mire,i drejte e i ndershem.I qofte dheu i bute e u prehte ne paqe.
Ngushellime te thella families dhe te afermeve te te nddjerit Fredi Agastra,familiarit te mire,kuadit te perkushtuar,shokut dhe mikut te mire te punonjesve te Policies te Shtetit.
Qofte i paharruar