Alarm për bombë në Tiranë, policia blindon zonën te "Unaza e Re"

29 Prill 2019, 19:21Kronika TEMA

Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të RENEA-s për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje