Detajet e një vrasje të dyfishtë që tronditi Laçin

29 Prill 2019, 10:31Kronika TEMA
Detajet e një vrasje të dyfishtë që tronditi Laçin

Laçi është tronditur mbrëmjen e djeshme, pasi dy kushërinj, Mikel dhe Jani Jushi, 35 dhe 30 vjeç, janë vrarë.

Dy kushërinjtë u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e të dielësnë lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.

Sipas disa dëshmitarëve, dy viktimat kanë qenë në lokal dhe kanë debatuar dhe konfliktuar me autorët.

Këta të fundit kanë patur edhe armë me vete.

Autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra dy kushërinjtë Jushi, të cilët kanë tentuar të largohen dhe kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tyre, duke i lënë të plagosur rëndë.

Plumbat i kanë kapur disa herë në trup Mikel dhe Jani Jushin, ndërsa përpiqeshin t’i shmangeshin autorëve, por kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ata u transportuan në Tiranë për mjekim por si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka dyshime se ngjarja ka të bëjë me konflikte të mëparshme të autorëve dhe viktimave.

Policia ka shpallur në në kërkim dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas  të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor. Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë.

Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona  të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.(TemA)

(Në foto, viktimat e krimit të djeshëm)

7 komente në “Detajet e një vrasje të dyfishtë që tronditi Laçin”

  1. Njeri says:

    Ju thaft dora kriminelve,Jeten ta merr zoti!!!

  2. Rromes says:

    Keta duan te futen ne europ,i ke te gjith te armatosur .esht sikur te futesh kazan me mbeturina brenda ne shtepi

  3. Tironci says:

    hapuni bythesh hapuni, se ne p… some keni me vajt.

  4. cubel breca says:

    OO SHtet Kurvash duke fillunga Saliu Ilir Floriri dhe ky palloshi gjat,,,,shikon ca po behet vetem ,,vrasje,,,nxirrni urgjentisht, denimin me vdekje,,,,kush vret,,,brenda tre diteve ,,,ti jepet denimi me vdekje,,,pa dal fare ne gjyq,,,

  5. katarakti says:

    Per mua eshte thjesht pune kriminelesh. Asnje keqardhje. Ne te semes te shkojne te gjithe.

  6. Ilir says:

    Dhe tani per nja 50 vjet do degjoni vrasje per arsye hakmarjeje midis fisit Jushi dhe fisit “…..”. Vini ore nje ligj me vdekje aty ose bejini burgjet pak me te veshtire se ktyre sju dridhet qerpiku kur vrasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje