Qyteti i Laçit u trondit mbrëmjen e së dielës pasi dy të rinj humbën jetën. Mikel dhe Jani Jushi, 35 dhe 30 vjeç, kushërinj me njëri tjetrin u qëlluan me armë zjarri në një lokal.
Ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë, ku u dërguan të plagosur rëndë pas ngjarjes. Një nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë ka treguar për kamerën e ABC News se autorët kanë dalë nga një lokal tjetër dhe pasi kanë kryer aktin janë larguar.
Banori: Se si ka ndodh se çfarë ka ndodh nuk di ç’me thënë. Me u ngatërru e me i than dikujt “ik andej” s’ka bërë vaki. Se ça ka ndodh se si ka ndodh…
Gazetari: Nga kanë ardhur ata (autorët e ngjarjes)?
Banori: Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda e kanë dalë. Pastaj kanë ikur nuk e di unë tash.
Gazetari: Ngjarja ka ndodhur këtu?
Banori: Këtu. Në orën 12 të natës i thosha gruas nuk mund të ha bukë. Dhimbje koke se nuk kanë bërë fjalë. Nuk e di ç’është.
Tre të rinj janë shpallur në kërkim për masakrën mbrëmë në Laç. Sipas policisë ata janë dy vëllezërit M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç si dhe kushëriri i tyre V. B., 28 vjeç. Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive banale pas një konflikti të çastit.
Se ç’farë informacioni ç’informativ është ky, duhet me të pagu që ta lexosh. PKokrra e gazetarucit!