“Drakula” shqiptar që mbolli terror në zonë do kalojë 10 vjet në famulli

29 Prill 2019, 17:02Kronika TEMA

Ai do ta shlyejë dënimin e tij në një famulli në Itali, duke shërbyer në tryezën e të varfërve.

Kjo masë alternative dënimi,  nuk është për ndonjë hajdut dosido, por për “princin” e vjedhjeve që ka mbjellë terror në banesa dhe biznese.

Ai është një 29-vjeçar shqiptar, me nofkën Drakula, i cili ishte arrestuar nga policia e Piacenzas.

Mediet fqinje raportojnë se rezultoi ai dhe banda e tij kishin bërë me dhjetëra vjedhje në Itali.

Drakula, për ato vjedhje, mori dy dënime nga gjykata e Piacenza, për një total prej rreth 10 vjet burg.

Por avokati i tij – Mauro Pontini, i Barit Piacenza – e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila pranoi kërkesën e tij, duke e zëvendësuar burgun me shërbim në një famulli.

Prifti dha disponueshmërinë e tij dhe tani Drakula ndihmon priftin dhe shërben ushqimet në një kuzhinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje