Gjendet e pajetë 53-vjeçarja në Memaliaj, dyshohet se u vra nga bashkëshorti

30 Prill 2019, 09:15Kronika TEMA

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në Memaliaj mëngjesin e sotëm nga familjarët.

Viktima Antoneta Hoxha raportohet se ka dëmtime në kokë dhe trup.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se policia po heton pistën e vrasjes nga bashkëshorti Skënder Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje