Ligjet e reja franceze kundër ngacmimit, ja gjobat për një “fishkëllimë”

1 Maj 2019, 09:18Lifestyle TEMA

Burrat që kalojnë nëpër rrugët e Francës bëjnë mirë të harrojnë “fishkëllimat” drejt grave, pasi kjo përfundon me gjobë që sillet deri afro 800 euro.

Gjykatat franceze kanë shqiptuar plot 447 gjoba në tetë muajt e fundit, në kuadër të ligjeve të reja që synojnë të mposhtin ngacmimin e grave në rrugë.

Ligjet për parandalimin e ngacmimit të grave kanë kaluar në parlament në muajin gusht, dhe parashohin dënime deri në afro 800 euro.

Ministrja për barazi gjinore Marlene Schiappa tha se numri i rasteve të dënuara tregon se masat e tilla kryejnë punë.

Madje, ajo kritikoi ata që ishin kundër ligjit dhe inkurajoi gratë të denoncojnë ngacmuesit, duke premtuar se nuk ka asgjë për t’u turpëruar nga kjo nismë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje