Strategjia e dëshpërimit dhe meraku për numrin 12!

1 Maj 2019, 21:23Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Sa më shumë kohë kalon nga 23 prilli, kur opozita e dogji mundësinë për tu regjistruar në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, aq më shumë ajo përqafon të vetmen strategji humbëse në politikë: Atë të dëshpërimit!

Strategjia e dëshpërimit, është rruga më e shkurtër dhe e sigurtë, pas daljes nga sistemi politik i vendit, për tu defaktorizuar dhe për të shkuar drejt shuarjes e mosekzistencës.

Kjo strategji po e bën opozitën tonë ish- parlamentare, që herë të bëjë sikur nuk e do dialogun, e tashmë kur e pa që askush nuk po i luste, që ta pranojnë atë. Madje duke ia kërkuar publikisht këtë gjë, institucionit të Presidentit të Republikës, që shihet nga shumëkush si palë me ta. E herë- herë, duke bërë sikur 5 partitë e vogla, kanë qasje të ndryshme nga dy partitë kryesore të “Opozitës së Bashkuar”, PD dhe LSI.

Pas dështimit të strategjisë së protestave “të mëdha” në sheshet e Tiranës, lidershipi i opozitës jashtëparlamentare, ka bërë pjesë të strategjisë së saj të dëshpërimit, zëvendësimin e protestave para Parlamentit çdo të enjte, me bllokimin e rrugëve nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Një javë më parë, u bllokuan prej çetave të militantëve të prirë nga ish deputetët, pesë akse e kryqëzime rrugore. Ndërsa këtë javë, “gjetja” gjeniale është bllokimi për 120 minuta, i kryqëzimit të rrugëve në qytetet kryesore të 12 qarqeve të Shqipërisë.

Nga janari, pas 12 javë aksioni në përpjekje për ta injektuar krizën e lidershipit opozitar në sistemin politik të vendit, kryetarët e partive të vogla propozuan 12 pika, si rrugën për të dalë nga situata ku ata e kanë futur veten, pas firmosjes së marrëveshjes për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

E si të mos mjaftonin këto, flitet se opozita do ta bëjë protestën e madhe mujore të radhës më 11 maj në mbrëmje në Tiranë, në mënyrë që protestuesit të jenë në shesh mundësisht deri në 12 të natës, kur të trokasi 12 maji.

Rastësi ose jo, duket sikur dikush është i dashuruar sëfundi me numerologjinë në majën e kupolës opozitare. Sepse kushdo që kupton sadopak nga misteri i numrave, e di që numri 12 bart një simbolikë shumë të veçantë, pasi përfaqëson një organizim të plotë e hyjnor. Në vegimin e qiellit që iu dha apostullit Gjon, përfshihej një qytet me “dymbëdhjetë” gurë themeli dhe mbi tai shin grendhur, 12 emrat e 12 apostujve.

Numri 12 simbolizon 12 muajt e vitit. 12 planetet. 12 shenjat e horoskopit. 12 kostelacionet. 12 apostujt e Jezu Krishtit. 12 titanët e Greqisë së Lashtë. 12 anijet greke të Odiesut. 12 kalorësit e tavolinës së rrumbullakët. 12 puplat e shqiponjës të vendosura mbi kokën e vajzës së sakrifikuar për Zotin Diell dhe Afërditën. 12 fiset e Izraelit. 12 orët e ditës dhe 12 orët e natës…

A thua se pas “filxhanit të Monës”, opozitën tonë jashtë sistemit, do ta ndihmojë që të mbijetojë politikisht, numerologjia? Kështu qoftë. Por ishalla nuk u duhet për këtë, që pas 12 të martave në Kishën e Laçit, të shkojnë e të ndezin pas përfundimit të zgjedhjeve, 12 qirinj për shpirtin e ish- “Opozitës së Bashkuar”!

5 komente në “Strategjia e dëshpërimit dhe meraku për numrin 12!”

  1. VLERI says:

    Shoku, Alfred Peza!

    Rreth rrotullës së m… të numrit 12 paske harruar dy simbolika më kryesore:

    1.
    Numiri 12-të, simbolizon dhe miuajin e 12- Dhjetrorin e Zi të rikthimit në pushtet me ndihmën e trupoave ushtarake ( me 6000 ushtarë serbnë), në Tiranë, të satrapit të kombit shqiptar dhe mikut të madh të krajlit të Serbisë, Pashiqit.

    2.
    Numri 12-të, simbolizon gjithashtu, muajin e 12 – Dhjetorin e dhje-torishtëve të vitit famëkeq, 1991, pas rrëzimit të monumentit të gjeniut shqiptar, Enver Shqipos.
    Pas asaj nate të turpshme dhe kriminale;-Shqipëria Jone, ra në errësinë 28 vj, që po e përjetojmë sot ne shqiptarët.

    -Pra, numri 12 sipas muajiut të 12 -të, është më tres se numri 13-të sic kam lexuar dikund në një vend (harrova në cilin vend) populli, nuk po pranuaka dot të hyjë në banesë, apo shtëpi me numrin 13-të; sipas tyre, ky numër i sjlellë vetëm fatkeqësi asaj familje që banojnë aty…

  2. ?? says:

    As i pjerdh njeri . Le ti zënë rrugët .Opingën kanë për të marrë në zgjedhje.
    Sa kujtojmë SALI-FATMIR -GËRDECIN, dhe LUL-GJUMASHIN -MONA -CICAT E LALZIT, na nakatos stomaku .
    Më mirë durojmë Ramën , sa PATOZI, ja ka hip preshit .

  3. Veshgues says:

    Z. LUL po rrugen e ambasadave do ta bllokoni?

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Po, Alfred,Lulin dhe gjithe opoziten do ta ndihmoje patjeter numerologjia…
    Do ta ndihmoje po njelloj sic 7×7 = 42 ? ? ?

  5. Petro Thanasi says:

    FIKS FARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje