Ylli Manjani "analizon" fitimtarët dhe humbësit e Berlinit: Atje fitoi Rama, Thaçi dhe Haradinaj, por paguan shqiptarët

3 Maj 2019, 10:21Politika TEMA

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar përfundimet e Samitit të Berlinit duke bërë edhe një bilanc se kush fitoi e kush humbi.

Përmes një postimi në facebook, Manjani shprehet se të gjithë politikanët shqiptarë të dy shteteve fituan, por të vetmit që e paguan janë shqiptarët, me shtyrjen e hapjes së negociatave dhe mos liberalizimin e vizave në Kosovë.

“Fitimtarët dhe humbësit e Berlinit

Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët. Politikanët fituan, pa dyshim:

Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.

Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.

Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.

Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.

Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë. Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?

Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE.

Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.

Samiti i ofrori shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të “perspektivës europiane”, me të cilën duhet të ngopen..

Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karierat e tyre politike.

P.S. Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca “pleshta” si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader…”– shkruan Manjani në facebook. (TemA)

6 komente në “Ylli Manjani “analizon” fitimtarët dhe humbësit e Berlinit: Atje fitoi Rama, Thaçi dhe Haradinaj, por paguan shqiptarët”

  1. kasemi says:

    Po more manjani. Po te ishe ti ne pushtet be do ta kishte pranuar menjehere shqiperine, bile edhe kosoven, por çe do, se keto rilindasit te hoqen nga pushteti dhe si, te hoqen zvarre, se ti nuk doje te largoheshe. Heren tjeter kur te jesh ti ne pushtet be do ti hapi menjehere negociatat.

  2. Vlesh says:

    Mire Ylli, mire?
    Ylli Reforma si shkon? Do filloj Punen SPAK brenda Majit ose QershoritQershorit? Ti je planifikuar ? I sajti je ne rradhe?

  3. e verteta says:

    Me ben pershtypje mencuria e ketij ish ministri.Opo sa inteligjent qe eshte qerratai.Degjojeni o pozita se per ju e ka,degjojeni se nuk ha mmmmm….jalt ,mezi e gjeta emrin,kot ai

  4. Klea says:

    Ti mut te duket vetja i zgjuar shume dhe jep konkluzione per politike. Ti je nje birbo pa din e pa iman. Ti firmos shefja ato konkluzionet apo ti di trute dhe te le te lire te shkruash pacavure. E di si me dukesh ti yllo fiks Tuc Maku si i librit dhe ekranit. Je gjithmon i pafytyre ne interpretimet e tua. eshte mjerim i ketij vendi qe merren me politike njerez pa shpirt pa zemer e pa tru si puna jote

  5. Bledi says:

    Nuk ka lidhje fare ,,negociatat e hyrjes,se shqiperise,,me ramen,,bashen saliun o situata,brenda vendit. ..!!ne kete moment,,,asnjeri nga shtetet,europiane,,e ka ne mendje zgjerimin,plus,,jane zgjedhjet europiane ,,ne fund te majit,,,…!!dhe kete e kupton dhe macja,,,kush shkruan te kunderten,,ben thjesht,prostituzione intelektual…

  6. Tironsi says:

    po edhe ti o MORR qe te genjen vetja,ku eshte halli me i modh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje