Dështimi për të çarë bllokadën mes Kosovës dhe Serbisë thekson dështimet e politikës së jashtme të BE-së.
Nga Matthew Karnitschnig
Emmanuel Macroni ishte pranë çmendjes.
Pas përpjekjeve (dhe dështimit) për orë të tëra për të stimuluar dhe inkurajuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj që të pranojë një kompromis për të zbutur mosmarrëveshjen e përkeqësuar të vendit të tij të vogël me Serbinë, presidenti francez u bë i drejtpërdrejtë.
“Nuk jeni në pozitën për të kërkuar asgjë”, citohet t’i ketë thënë, me zë të lartë, Haradinajt teksa grupi i liderëve nga rajoni vetëm po shikonin, sipas dy personave që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje në Berlin, raporton “Politico”.
Kaq e patën paqebërësit në ardhje të Evropës për Ballkanin
Macroni vizitoi kryeqytetin gjerman këtë javë për të qenë bashkë-nikoqir i një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Angela Merkelin që kishte për qëllimi rinisjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Të frustruar me dështimin e BE-së për të arritur një marrëveshje për të qetësuar tensionet, Merkeli dhe Macroni vendosën t’i marrin gjërat në duart e tyre, transmeton Koha.net.
Nga koha kur samiti i shty në orët e hershme të së martës, ata sipas të gjitha gjasave shpresuan të mos e kishin marrë një vendim të tillë. Në vend se të paraqisnin një të arritur, Merkeli dhe Macroni pa dashje e vunë diplomacinë jofunksionale të Evropës në sy të popullit. Samiti theksoi ndasitë jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe mes Parisit dhe Berlinit dhe mes shteteve anëtare të BE-së dhe aparatit të tij për politikë të jashtme në Bruksel.
Tensionet mes fqinjëve ballkanikë u ngritën sërish kohë më parë kur Kosova ngriti tarifat ndaj mallrave serbe në 100 për qind, si reagim nga përpjekjeve të Beogradit për të bllokuar njohjet ndërkombëtare për Prishtinën. Serbia menjëherë e bëri të qartë se nuk do të merrte më pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy palëve, pa u hequr tarifat.
Teksa po shkonin në takimin e kësaj jave, asnjëra palë nuk dukej e gatshme për t’u tërhequr, duke i bërë disa diplomatë privatisht të vënë në pikëpyetje nëse samiti të mbahej apo jo. Samite të niveleve të tilla të larta zakonisht janë çështje të koreografuara me kujdes, të përcjella me punë diplomatike gjatë të cilave zyrtarët negociojnë kornizat e marrëveshjeve, të cilat më pas u shkojnë liderëve për finesat përfundimtare. Vende të mëdha shpesh shfrytëzojnë takime të këtilla, takime që liderë të vendeve më të vogla i vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si stimuj për kompromise.
Në këtë rast, pjesëmarrësit nuk mundën të pajtoheshin madje as për “konkluzat” e gjëra të qarkulluara nga Berlini dhe Parisi ditëve të fundit para samitit.
Edhe përkundër mospërputhjes së mendimeve, si Macroni ashtu edhe Merkeli shpresuan të shfrytëzojnë momentumin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth emrit të kësaj të fundit për të arritur njëfarë lëvizjeje përpara mes Serbisë dhe Kosovës.
U dëshpëruan. Takimi – ku përfshiheshin liderët e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe që kishte për qëllim të përqendrohej edhe në aspiratat e rajonit për në BE – shpejt u zhyt në kënetë mes Serbisë dhe Kosovës, duke nxitur kritika se jo vetëm që nuk u përmirësua situata, por dora e ngathtë e Berlinit dhe e Parisit vetëm sa i përkeqësoi gjërat.
“I vetmi person i lumtur ishte Mogherini”, tha një pjesëmarrës, duke iu referuar Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Duke organizuar samitin jashtë mbështetjes së BE-së – e cila ka procesin e vet që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë – Franca dhe Gjermania në mënyrë të efektshme po ia largonin vëmendjen Brukselit. Ndonëse Mogherini, e cila arriti krejt e buzëqeshur dhe e rrezitur pas pushimeve për Pashkë, u ftua në takimin e Berlinit, ajo pati rol të vogël.
Kritikët e akuzojnë atë se për pjesën më të madhe të mandatit të saj, që nisi më 2014, italiania i kushtoi pak vëmendje Ballkanit, por me vonesë u bë më aktive kur rajoni u bë fokus i politikave të Fuqive të Mëdha, me Kinën dhe Rusinë që kërkojnë të shtrijnë ndikimin atje.
Sido që të jetë, deri më tani ajo s’ka çfarë të tregojë. Mogherini u vu në cak të kritikave pse dështoi të thyente bllokadën mes Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër tentimeve disa mujore. Ajo ka krijuar probleme edhe duke e përqafuar një plan që do të lejonte të ashtuquajturin shkëmbim të territoreve, shkëmbim i territoreve në vija etnike, mes dy vendeve. Ndonëse disa në Beograd dhe në Prishtinë e përkrahin këtë ide, Merkeli është thellësisht kundër me brengën se do të ishte precedent i rrezikshëm në një rajon me histori të errët të spastrimit etnik.
Franca, ndërkaq, ka qenë pak a shumë e paqartë në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve. Në një deklaratë para samitit, Macroni tha se të jashtmit nuk do të synojnë të imponojnë zgjidhje në rajonin dhe tha se “nuk ka tabu”.
Zyrtarët në Pallatin Elysée nuk u përgjigjën në kërkesën për të komentuar deklarata e Macronit në samit dhe nëse ai mbështet shkëmbimin e territoreve.
Mënjanimi i samitit
Samiti nisi të dilte nga binarët pothuajse qysh në fillim.
Delegacioni i Kosovës ishte i ndarë rreth pranimit të kompromisit. Presidenti Hashim Thaçi mbështeti një formë të marrëveshjes, por taksat bien nën mandatin e Haradinajt, rivalit të tij politik.
Haradinaj, ish-komandat gueril, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do t’i heq taksat derisa Serbia, e cila ende e konsideron Kosovën një provincë të sajën, të njohë sovranitetin e saj.
Gjatë një pauze, derisa anëtarët e delegacioneve tjera po qëndronin në një prej ballkoneve në Kancelarinë në Berlin, Merkeli dhe Macroni e hoqën mënjanë Haradinaj.
Ata kërkuan nga ai të pezullonte taksën për gjashtë muaj që t’u jepte rast negociatave për një marrëveshje të gjerë të shkonin tutje, duke mbajtur “karotën” e udhëtimit pa viza për kosovarët në zonën Schengen të BE-së. (Edhe pse Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së për liberalizim vizash, një prioritet i madh për një vend të vogël, aprovimi final nuk është dhënë shkaku i disa vendeve anëtare).
Haradinaj nuk u tërhoq.
“Dua njohje”, tha ai, sipas personit që kishte qenë dëshmitar i shkëmbimit të fjalëve.
Haradinaj nuk është përgjigjur ndaj kërkesës për të komentuar për këtë artikull.
Shumica e vëzhguesve besojnë se nëse Serbia ndonjëherë pajtohet të njohë Kosovë, ajo mund të vijë vetëm në fund të një procesi që do t’i ofronte Beogradit një çmim të madh, siç është anëtarësimi në BE.
Merkeli foli me Haradinajn për rëndësinë e kompromisit në politikën dhe durimin evropian, duke nxjerrë shembullin e ribashkimit të Gjermanisë, për ç’gjë shumë pak menduan se mund të ndodhte në vitet para se të binte Muri i Berlinit.
“Nuk dua të pres 20 vjet”, u përgjigj Haradinaj.
Në një pikë, Macroni e kapi kosovarin, i cili flet një frëngjishte të rrjedhshme pasi ka punuar si sigurim në Zvicër në të ’90-at, dhe e veçoi për të folur privatisht me të.
Haradinaj nuk ndryshoi qëndrim, duke vazhduar të kërkojë që Serbia të njohë Kosovën fillimisht.
Merkeli dhe Macroni, duke e parë se nuk po arrinin asgjë, përfundimisht e shtynë takimin. Zyra e Merkelit lëshoi një komunikatë franko-gjermane ku thoshte se Serbia dhe Kosova janë pajtuar të punojnë “në mënyrë konstruktive” për t’i normalizuar marrëdhëniet..
Sikur të ishte kështu.
Nuk u përmend fare se dy palët në të vërtetº u pajtuan që të rinisin dialogun e tyre të ngrirë.
Një arsye e madhe për kokëfortësinë e kryeministrit kosovar është se qëndrimi i tij gëzon mbështetje të fuqishme në vend.
“E ka bërë atë të famshëm”, tha Milan Nic, një analist në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), që mbulon rajonin.
Pyetja është se sa gjatë mund të mbajë ai këtë qëndrim. Merkeli dhe Macroni duken se e kanë qëllimin të detyrojnë Haradinajn të tërhiqet. Dyshja ka planifikuar një samit tjetër me palët e hasmuara në fillim të korrikut në Paris.
Sikurse BE-ja, edhe SHBA-ja i ka bërë presion Kosovës që ta heqë taksat. Delegacioni i Kosovës u takua me Richard Grenell, ambasadorin amerikan në Gjermani, para samitit, dhe ai e përsëriti atë porosi.
Ndoshta e vetmja çështje ku politikanët grindavecë të Kosovës duket se pajtohen është se SHBA-ja, e cila udhëhoqi fushatën bombarduese të NATO-s më 1999 që shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës, duhet të jetë më e përfshirë në proces.
SHBA-ja e pranon më shumë idenë e shkëmbimit të territoreve, nëse dy palët pajtohen. Ideja është mbështetur nga presidenti serb, Alexander Vuçiq, dhe nga Thaçi në të kaluarën, ndonëse që nga atëherë ata e kanë errësuar kuptimin e saj. Haradinaj, që kundërshton çdo ndryshim të kufijve, tha pas samitit se kjo çështje “është hequr nga tavolina”, por pjesëmarrësit tjerë e mohuan këtë.
“Pa SHBA-në, kurrë s’mund të kemi dialog, negociata apo ndonjë marrëveshje”, i kishte thënë Thaçi Reutersit në Berlin.
“BE-ja nuk është e bashkuar në këtë proces”.
I lumte Ramush Haradinajt dhe turp paste Edi Rama.Prepotentet e Frances nuk njohin te drejta historike ata njohin vetem te drejten e forces.Duam Ramush Haradinajn kryeminister ne Shqiperi.
Ose mund te shkosh ti ne Kosove, me e lehte.
Lana mos ja fut pordhes ose mos komento nqs nuk e kupton se cpo ndodh. Ramushi ka mbeshtetjen e USA dhe nuk ngul kembe se eshte kokefort.
Macroni nuk ka durim te bej nje politike te rregullt per Ballkanin per shkak te presioneve te tjerea qe ka vete ne France me opoziten. Merkel eshte ne te njejten situate. Thjesht koha per te bindur Kosoven te heq taksat ishte e e gabuar. Thaci jo me kot ishte thirrur aty si lopate ndihmese per varken e Serbise qe Vucic te kaloje dhe nje here zgjedhjet e ardhshme.
Fute ne koke qe kompromisi i takses midis Kosoves dhe Serbise nqs do te ndodhe do te fuse ariun rus ne rajon dhe muslimet qe jetojne ne kete rajon ku do ta perplasin koken? BE? Jo! ne asnje menyre!!!, tek sllavet? Jo dhe Jo!!!!…vime tek bab Erdogani dhe satelitet islamike qe jane ne kufinjt e Albanistanit dhe te Maqedonise. Ky do te ishte skenari me i keq per te gjithe jo-sllavet sepse USA jo vetem qe do ti perdori muslimet ne menyren me barbare por do te krijohej nje Siri 2.0 me konseguenca te papritura. Ti kujton se ju dogj bytha botes per shqipfolesit?
Te gjithe ne duhet te kuptojme nje gje: nje popullsi 90% muslim e rrethuar nga nje krishetrim i qyteteruar nuk ak asnje shanc per to ekuivalentuar ne kete rajon.Vetem ne rast te nje asimilimi fetar apo aneksim ekonomik do te bente te mundur te [akten nje ngadalsim te degradimit shqipfoles.
Ndaj historia qe perseritet gjithmone na tregon se USA eshte i vetmi faktor mebshtets i shqipfolsve, pa Wilson as qe te ishim duke shkruajtur shqip tani….
Macrini e ka hongur kllufin dhe kerkon mbeshtetje deshperuese nga Moska. ai eshte karte e djegur dhe kokrra e debilit. Edhe franca ka rrezik te digjet me te, por ngelet per tu pare.
Bravo Haradinaj !
Te lumte Tambo ! Je me te vertete Rambo i politikes shqiptare
Po te vije Haradinaj Kryeminister i Shqiperise , Shqiperia behet suoerfuqi ne Ballkan
Sa bukur i ka thene atje kur ju tha , dhkurt dhe ne menyre lakonike
: Nuk dua te pres 20 vjet !
Aty ma bere zemren mal , Ua ke futur kaq bukur asaj gjermanes , sa me bukur nuk behet
Se gjermanka esht kunder kombit shqiptar , pavaresisht se hiqet si e drejte
albaniac-nga e di zotrote se Haradinaj ka mbeshtetjen e Amerikes per punen e takses? Me gjithe respektin qe kam per te, Haradinaj nuk eshte politikan karriere dhe nuk po adaptohet per te kuptuar se politika ben compromise. Kokefortesia e tij do ti hapi pune jo vetem atij personalisht, por edhe Kosoves. Ne politike asnjehere nuk thuhet “JO” e prere. Behen pazare njesoj si ne biznes, e mbase dhe me teper. Haradinaj humbi nje shans te arte per te marre liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves ne kembim te pezullimit per disa muaj te takses e cila mund te vihet perseri nese BE-ja nuk do mbante premtimin, por ne kete rast Makron dhe Merkel do te dilnin si politikane pa bythe para opinionit te tyre publik.
Nuk do ket kompromis me škie, sa i përket territorit dhe shtetit të Kosovës.
Ishte kompromisi i fundit, ai i planit Ahtisari,
Dhe minoritetet në Kosovë kan drejtat më të privilegjuara në botë.
Haradinja po bënë politikë të sofistikuar kombtare,
Vetëm 1 defekt ka K.ministri i Kosovës, që në kuvendin e Kosovës ka pak deputet, më duket 12,
Të tjerat jan OK
Hajradinaj nJe turp,nje tradhetare i popullit Kosovar,ky medioker dhe mosmirenjehos harroi se pa SHBA sdo kishte me kosove dhe kosovaret do endeshin pa atdhe.
Nuk mund te besh gje tjeter, vecse te buzeqeshesh me kete komentuesin “Tironsi”, por edhe me plote te tjere te ngjashem me te.
Ky “Tironsi”,, sikurse te ngjashmit e tij, te kujtojne gjithmone ate konstatimin brilant se, sigurisht, edhe me pare midis nesh ka pasur shume e shume injorante, debile, leshko, analfabete funksionale apo edhe nje perzjerje toksike e ketyre te gjitheve bashke, por ne thjesht nuk e dinim se ata egzistonin, derisa erdhen mediat dhe bllogjet sociale ne jetet tona dhe ata mund te flisnin apo te shkruanin, pra te shpreheshin publikisht qe ne t’i konstatonim dhe te zbaviteshim me ta.
Kjo eshte histori kush shiti me shume pordhe o djale. Ramushi dhe ti mbase u kenaqet nga sherri qe u be me makronin po ama populli i kosoves nga ramushi pret rezultate, marreveshje me evropen, liri levizjeje, jo skena prej ramboje. Qifshi veten ju shqiptaret qe kenaqeni nga skenat me sherr.
Vucic, me suportin e ruseve ,organizoj nje takim me Bullgarine,Rumanine dhe Greqine para nje muaji vetem per taksen nga Kosova. Pra, donte qe keta shtete te ushtronin presion te Shqiperia per bllokim negociatash n q se
Kosova nuk bindej…
Asnje nga keta nuk e mbeshteti idene e Vucic, madje Tsipras u shpreh se nuk kemi arsye pse te krijojme konflikte te panevojshme me shqiperine.
Tani u fut ne loje Franca, qe dihet historikisht qe ka qene mbeshtetesve e serbeve dhe antishqiptare…
Pra, politikanet shqiptare keto momente nuk e kane te lehte perballe Frances kryesisht…
O “Lana”, pse e çon kaq larg? Afrohu ca, ke Sali Berishen, trimin e Jutbines, qe ja bene 8 me 2 gjithe armiqve qe ka bota.
pederasti i frances e bushtres europ robt ku ti keni shkerdhata.
Pederastit te frances nuk i plas fare se ia fut ti nje te share anonime. Me siguri s’ke qire asgje deri me sot, prandaj dhjet nga goja. Mamin ne pidh ty qe shan kot!
Se kuptoj pse shqetësohet kaq shumë Evropa për taksën që ka vënë Kosova ndaj produkteve Serbe, dhe nuk shqetësohet ndaj veprimeve të Serbisë për të anulluar njohjen e Kosovës nga disa vende (rreth 12 në mos gabohem), ose pengesat që i nxjerr Serbia në gjithë aktivitetet e Kosovês në plan ndërkombëtar?!
“Karrota “e liberaluzimit të vizave eshtë shumë pak, sidomos sepse u tund njëherë dhe nuk u dha sipas premtimit, pasi u bë përcaktimi i kufijve me Malin e Zi
Gazeta thote ato qe thoshte Rama. Me genjeshtrat dhe kokefortesine prej mushke te Ramushit, zgjidhja mund te vije vetem nga nje kryeminister tjeter. Hajde te mos I quash pastaj: “Politikanet grindavec te kosoves”. Pse jo, kur Presidenti dhe kryeministri I nje vendi flasin ndryshe nga njeri tjetrit.
Karota e vizave..futeni ne ate vend i tha macronit Ramushi. Evropianet na konsiderojne njerez te rangut te dyte a te tret edhe cfaredo te bejme a te sillemi ne ata perseri keshtu do te vazhdojne te na konsiderojne thjesht sepse kete toke qe kemi ne e duan ata qe jane me te forte se ne dhe kjo eshte normale . Behen bashke grek e serb vec kur behet fjale te ia fusin shqiptareve e te rrembejne ate qe kane shqiptaret. Kjo lloj politike nuk ka per te ndryshuar kurre as sot e as me shekuj qe do vijne keshtu qe Haradinaj nga shqiptaret meriton vec nje heqje kapele. Ai te pakten u tha ju nuk na doni po mos u kujtoni se ne ju “duam” me shume…Derisa Zoti ta kete shkruar ketu na keni!
??
Shkembim territoresh apo jo shqiptaret duhet te bisedojne me serbet perndryshe prape lufte ka per te pasur.
Prap luftë ka per te pasur, por edhe për Sërbët.
Erdogan, Putin dhe Trump do ikin.
Turqia dhe USA do kthehen prap ne modulin mbrojtes per shqiptarët. Turqia do kthehen tek politika pro Europiane dhe laiciste e Ataturkut.
USA do kthehen tek strategjia pro Shqiptare.
Rrugë tjetër NUK ka!
Hahahahahahaha o Koqe, Pse o dhjere Turqia Laike na mbrojtur ne?
Haradinaj si qeveritar e bisedues ne takime me nderkombetaret nuk ben se eshte shume reaktiv. Ka merita per luften
dhe aty mbaron kjo histori. Ne keto takime duhet te matesh para se ta nxjerresh fjalen.
Po pse nuk i mat fjalet Makroni, zoti Berti?
Madje, edhe pse nuk i mat veprimet me Kosoven ky Macron-i i Frances, aleates se vjeter dhe te palekundur te Serbise, historikisht ne kurriz te shqiptereve, zoti Berti.
Ne artikullin e Matthew Karnitschnig tek “Politiko”, anglisht ne origjinal, Macron citohet ti kete thene Hajradinajt ne prani te disa lidereve te Rajonit, duke ngritur zerin:
“You’re in no position to ask for anything”
“Ju nuk jeni ne POZITEN te kerkoni asgje” – eshe sjelle ne kete artikull ketu, ne shqip.
“Ti nuk jeni ne GJENDJE te besh asnje kerkese” – eshte shqiperuar, me afer kuptimit te se vertetes, diku ne nje gazete tjeter shqiptare kjo fjali e paprecedente e Presidentit francez drejtuar Kryeministrit te Kosoves, te nje vendi qe Franca e Macron-it e ka njohur si vend te pavarur.
Dhe cfare mendon ti zoti Berti tani, kush duhej t’i kishte matur fjalet, Hajradinaj apo Macron-i?
Cfare edepsezi Macron po i thoshte Hajradinajt, duke hequr etiketat pas formulimeve, ishte kjo:
Ti nuk je kerkushi ketu, nder ne.
Vendi qe ti perfaqeson, Kosova, nuk eshte kerkushi ndermjet vendeve qe perfaqesohen ketu.
Ju nuk keni asnje sovranitet dhe status legal, diplomatik dhe nderkombetar te kerkoni gjesendi.
Ju nuk keni tager te vendosni taksat tuaja te importit pa na pyetur edhe neve, kujdestareve.
Kushti juaj per njohjen nga Serbia qe te anullohet taksa 100%, eshte nje absurditet per ne.
Ju si vend dhe si shtet, si qeveri dhe si kryeminister, jeni nje aksident, nje gabim i yni.
Ne ju kemi thirrur juve ne kete Samit qe publikisht te terhiqni dhe anulloni taksen ndaj Serbise.
Edhe sikur pas kesaj, Serbia nuk do tju njohe si shtet, ne do ju liberalizojme vizat, si shperblim.
Edhe sikur te mos jua liberalizojme ato, sikurse ndodhi pas demarkacionit me Malin e Zi, it’s OK.
Ne na duhet qe Serbia, mjafton te ulet me ju ne tavoline dhe ne per kete do ta fusim ate ne BE.
A mund ta perfytyrosh ti, zoti Berti dhe te gjithe te ngjashmit me ty, se nje samit nderkombetar i nivelit te Samitit te Berlinit, u pergatit me fanfara dhe me pjesmarrje te shume e shume shteteve te rajonit tone, madje edhe pertej tij, vetem qe te diskutohej taksa 100% mbi mallrat serbe?
Macron dhe Merkel, paten idene se midis nje turme lideresh, perfshire bashkekombasit e tij Thaci e Rama, do ta linconin nderkombetarisht Hajradinajn dhe do ta detyronin ate te premtonte heqjen e takses, per te mikluar Serbine qe tani, pasi a pa veten te dekriminalizuar per krimet e luftes dhe genocidin ne Kosove, pasi u ndje edhe superiore ne tryezat e Mogherinit qe e terhiqte zvarre Kosoven aty, pasi u sugurua se askush nuk po i kerkon tani dhe as po i permend madje kushtin e njohjes se Kosoves per te avancuar hyrjen e saj ne BE, hedh shurren perpjete dhe ka nxjerre preteksin e ri te refuzimit te bisedimeve me Kosoven per kinse taksen 100% mbi mallrat e saj.
Eshte vertet impresionuese se si, Rusia dhe lobet e vjetra te fuqishme proserbe ne Paris, ne Bruksel dhe ne Washington, e kane permbysur situaten e Kosoves qe nga bombardimet ajrore te Nato-s dhe aksionet e UCK-se ne terren, qe sollen Rambujene, clirimin e Kosoves dhe pavaresine e saj nen lidershipin amerikan dhe vendosmerine palekundur te Klinton-Ollbrajt-Bush-Blair.
Tani eshte Serbia, kasapja e Ballkanit, qe miklohet nga Brukseli e Parisi, qe eshte dekriminalizuar dhe e lutur qe te pranoje BE-ne dhe Nato-n, se ciles nuk i kerkohet e nuk i permendet fare njohja e Kosoves si parakusht per asnje marreveshje, se ciles i ofrohen tryeza bisedimesh ku eshte terhequr zvarre gati me dhune Kosova e cila eshte e detyruar te leshoje cope pas cope nga sovraniteti dhe integriteti teritorial i saj, ne te cilen perspektiva e vetme qe i imponohet eshte:
– Njohja e statukuose se Mitrovices Veriore nen kontrollin e Beogradit.
– NJohja e statusit te manastireve dhe kishave serbe si enklava teritoriale serbe.
– Pranimi i Zajednices, Bashkesia e Komunave Serbe me atribut si pjese kushtetuese e Kosoves.
– Legalizimi i Veto-s serbe mbi cdo vendim marrje qe con ne aksione te unifikimit me Shqiperine.
Dhe te gjitha keto Kosove i kerkohen nga ata, perfshire Macron dhe Merkel tani, se Serbia kurren e kurres nuk do ta pranoje njohjen e Kosoves ne nje tavoline bilaterale, as me heqjen e takses 100%, as me pranimin e Zajednices , as me njohjen e statusit special te sovranitetit serb mbi kishat dhe manastitret serbe dhe as me legalizimin e kontrolit administratin dhe teritorial te Mitrovices Veriore nga Beogradi.
Serbia do te detyrohet ta njohe Kosoven dhe pavaresine e saj vetem e detyruar nga nje tryeze bisedimesh multilaterale nen lidershipin e Amerikes, njlloj sic ndodhi me clirimin dhe pavaresine e saj.
Cdo iluzion tjeter, i ofruar, i propoganduar apo edhe i garantuar nga kushdo, cdo tryeze bilaterale e imponuar nga Brukseli, Parisi apo Berlini me pretendimin e zgjidhjes se konfliktit Kososve-Serbi, eshte nje thike ne brinje te Kosoves, kunder pavaresise dhe integritetit teritorial te saj.
l
Dhe nuk mjaftojne keto, nuk mjafton as pordhaci me mendesi koloniale Mecron t’i hakerrehet kryeministrit te Kosoves qe nuk po i thote lepe-peqe urdherave te interesave franceze me debulesa ndaj Serbise dhe sidomos ndaj Rusise, por na turren kunder Hajradinajt edhe nje tufe komentuesish, gazetaresh dhe editorialistesh snobe e kozmopolite qe u therrin syte dhe u cpohen veshet nga “nacionalistet demode folklorike” te cileve ju dhimbskan ca fshatra e toka shqiptare andej ketej dhe nuk shohin perspektiven evropiane qe jua ofron Macron ne Berlin me metodat koloniale qe Franca eshte mesuar te trajtoje posedimet e veta koloniale afrikane.
Askush te mos mendoje dhe as te harroje se, nuk ishte fare nje rastesi qe, me kerkesat e miqve te vjeter serbe, Franca arrestoi Hajradinajn ne Paris, me kerkesen e kasapeve serbe te Ballkanit, se ai ishte i kerkuar per krime lufte kunder tyre.
Do te kishte mbetur ne analet e diplomacise boterore nese, si pergjigje per fjalet fyese, Harajdinaj t’i ishte afruar dhe ngjeshur nje grusht turrinjeve Macron-it, pipiruqit francez pa etikete.
Mbase Hajradinajt, do t’i duhej te dorehiqej pasketaj, por edhe Macron kot do te rrinte pasketaj si president, nese vendoste te rrinte.
EU vazhdon politiken e premtimeve boshe kur eshte e qarte qe taksa nuk hiqet.
Se rrujm shum per Haradijnan po kemi hallet tona se si do behet kjo puna jon per tu fut zhyt ne Europ. Kemi halln e ketij Lul hollandezit ti fusim ndonji mik qi te flas ndonj fjal te mir ne Europ per ne.
Haradinaj kur nuk mundet me u rra ne gjunj te Vucicit sepse i ndan gjaku i vellezeve te tij !
Thuani çfare te doni por Haradinajt eshte per ti hequr kapelen.Mori nje vendim dhe e beri premtim per te cilen po e mban fjalen.
bravo haredinaj mos co pe serbija esht ne kerkim te hyrjes ne evrop kosova nuk e mendon akoma demi per serbin ,
Ramushi eshte lider i lindur, strateg dhe burre shteti i vertete…
Ne kohe lufte, ka luftuar me arme ne dore, madje ka deshmor lufte nga familja edhe nga vellezerit e tij…
Ne kohe paqe, ka dhene dorheqjen nga KM duke mos e mbajt peng Kosoven dhe duke mos u fshehur pas postit te tij, por eshte perballur me gjykaten e Hages duke fituar betejen…
Eshte strateg sepse, heqjen e takses Serbise, ai do ta shkembeje me njohjen e Kosoves nga Serbia dhe jo si keto larot qe duan t’i dhurojne 1/3 territorit te Kosoves vetem per te mbajt pushtetin e tyre te korruptuar dhe servilizmin ndaj disa qarqeve anti-shqiptare…
krahasojeni Ramushin me lideret tane, Ramen, METEN…ETJ ETJ
Shqiptaret bejne gabim trashanik qe bisedojne me serbet Pavaresia e Kosoves eshte e PANEGOCIUESHME O IDIOTER ME BRIRE. Rama eshte pa shtylle kurrizore,dordolec qe spekullon mbi mefshtesine e popullit tone kurse Haradinaj e ka treguar veten ne lufte Dergoje nje here Ramen ne lufte ta provoj sa i vlen lekura e lepurushit qe ka ne gene….
U mblodh gjith europa pse spo shet miell serbi ne Kosove. O politike ka..rrii. ata vran, e skthejn as trupat, kan mar kursimet e kosovareve neper banka e si kthejn, tani qahen pse spo shesin dot ne kosove. Vazhdo Haradinaj sic e ke nisur e mos e caj trapin per buzqumesht si Makaroni e Thaqi e Edvini, se te xhepat e kan mendjen ata, se ka shum mekate serbi, e kjo qe po ben eshte shume pak
Rama di te bej luft. . . por me “hund”
Qenrimi i Frances gjithemone ka qene pro Serbise dhe kunder Shqioerise.
Kete e di edhe bufi, vetem Europa nuk e di dhe tash qe Anglia iku nga BE-
Hajde merru vesht me megallomanin Makron dhe kokefortesine e Ramu-
shkut ?! Leshimi per pezullimin e takses Serbise do te ishte nje argument
i forte per t’i thene Europes: Ja cila eshte Serbia ! Ne politike duhet me qe-
ne fleksibel,pa prekur parimet themelore: sovranitetin e nje vendi. Ma do
mendja qe keshilla e Merkelit dhe kerkesa e saj ndaj Hajredinajt ka qene e
sinqerte’konstruktive dhe dashamirese,ndersa Makronit megalloman e har-
but i duhet treguar dera nga ana e udheheqjes kosovare. Dhe ketu Ramushi
ka bere mire. C’eshte kho vizite e Makronit ne Serbi,karshillek ndaj Kosoves.
Kosoven nuk e cliroi Franca e spiunave te Jugosllavise por mijra toneladat e
bombave te Amerikes . Dhe Amerika duhet te jete ne krye te tavolines ne ke-
to bisedime ndersa Franca asfare nuk duhet te ulet ne kete tavoline per vete
faktin se spiuni frances ne NATO i jepte te dhena strategjike Milloshevicit
mbi sulmet e saj. Keshtuqe eshte Makroni qe nuk eshte ne pozita tenkerkoje
asgje dhe jo Kosova !!! Por francezi mbetet frances,nje kurve e Beogradit dhe
asgje me teper ! Makroni kut te ” ngrihet ne mengjez le te mendoje per Notre –
Damen” dhe askush nuk e detyron te mendoje per Kosoven. Edhe nje here Ame-
rika e cliroi Kosoven sepse po te ishte per Europen bordello edhe sot e njeqind
vjet Kosova do te ishte nen cizmen ushtarake te Milloshevicit dhe pasardhesve
te tij : Vucic, Nikolic ,Sheshel etj. Edhe serbi i fundit mbetet nje antishqiptar i pa-
korigjueshem. Dhe si i tille duhet te kalojne dekada qe ky mentalitet shovinist e
antishqiotar te c’rrenjoset truri serb. Kosoven nuk e kane me te tyren kurre !!!
FORGET IT ……!!!
Amerika po’ Ishin Avionet Turq te Natos Qe i rane Beogradit kete Gje sduhet me e Harruar.
Fakte:
1) Qeveria aktuale e Serbise nuk ka ndermend ta njohe Kosoven, por mundohet ta perdor procesin e “njohjes” si koncesion per objektivat e tyre integruese dhe ekonomike.
2) Qeveria aktuale e Frances dhe Gjermanise nuk ka ndermend ti japin Kosoves levizjen e lire, mgjs ajo i ka permbushur te gjitha kushtet qe prej dy vjetesh. Kjo “karrote” (e cila po kalbet nga dita ne dite…..) po i mbahet varur nje kombi te tere dhe po perdoret si instrument shantazhi ne negociata.
3) Ramushi i ka vene takse Serbise pas lobingut te saj kunder Kosoves. Serbia papritur kupton se po e “humb” Kosoven perseri, kesaj rradhe ne nje menyre qe u dhemb akoma me shume, ekonomikisht. Dhimbja eshte me e madhe se c’fare parashikonin. Shifrat jane alarmante, dhe po vene ne nivele katastrofike per shume biznese serbe qe prej dekadash e kishin kete treg.
4) Ate qe nuk beri dot as diplomacia, as lufta, as karrota e integrimit, ka shume mundesi ta beje ekonomia. Ekonomia ka shume mundesi qe ti beje serbet ti therresin mendjes, ME NE FUND, se nacionalizem barbar pa buke nuk ka. Kosovaret ishin burim valute per shume biznese serbe, dhe keto linja exporti po permbushen nga te tjere me shpejtesi, dhe koha po iken.
5) Per serbet, nga plani i tyre i vjeter per te marre koncesione nga EU ne negociatat me Kosoven, po u del me imediat problemi i mbajtjes se tregut kosovar, qe po vjen gjithmone drejt zhdukjes perfundimtare.
Nuk dihet a ishte ideja e Ramushit, apo dikush i fryu ne vesh atij kete ide, por faktikisht po del nje levizje brilante. Taksa ka kapur mat Serbine. Taksa po kap mat po ashtu Francen, dhe Gjermanine ne levizjet e tyre, pasi karrotat e tyre nuk jane me aq te shijshme, dhe ata i lane ato te kalben. Tani u duhet te gjejne “karrota” te tjera.
E fundit: Franca, me qendrimin e presidentit te saj famekeq (dhe te urryer nga mjaft franceze), po e nxjerr veten komplet jashte lojes ku ajo desheron fort te luaj. Kontributi dhe influenca e saj me Shqipataret eshte praktikisht zero. Ka ardhur koha te nderrojne qendrim, ose te vene te luajne diku tjeter.
Ne shqiptaret neper shekuj,(perveç epokes se Skenderbeut dhe te E, Hoxhes) kemi humbur sepse kemi bere kompromise ne dem te vendit. Ja tani,kur Kosova qe sa vite ka fituar pavaresine dhe njihet nga me shume se 100 shtete del Hashim Thaçi dhe perkrahet edhe nga Edi Rama,qe kerkon falje te territorit shqiptar Serbise. Pra kjo tregon se te keqen e kemi brenda nesh. Na eshte ber gen.
Ndersa Ramush Haradinajt skemi cfar ti themi vetem : QENDRO..!
kosovarin po vepron si is a boletini qe nuk e pranojne kerkesen e sulltani me u paqesu me sllavet e ardhur ne ballkan.Tani sulltani eshte ne EU.Isa boletini refuzon postin qe I dha sulltani dhe po keshtu tani kosovarin refuzon karoten e EU. Is a boletini u doll per ndaj sllaveve qe e vrane pa ndodh masakrat ndaj shqiptareve ne lufterat boterore.kurse tani Kane mal I vecse 20 e .ca vite nag masakrat e fundit te tyre ndaj shqiptareve
Komandanti i kafsheve te egra qe ka ne kafaz ben mir qe i mban ato te izoluara se ne te kundert do ishin te rrezikshem ,Bota nuk i do, jan problematik
Parimishte haradinaj ka te drejte
Gjerat jane shume te thjeshta ne qoftese duam zgjidhjen e ceshtjes
Qysh me shpalljen d pavaresise se Kosoves u be e qarte se cila do te qe rrugezgjidja qe do te detyronte Serbine qe te njihte perfundimishte kosoven
Kjo do te qe hyrja ne BE
Dhe ishte bere e qarte serbise se pa njohjen e Kosoves nuk ka hyrje ne BE
Dhe pas njohjes u ishte bere e qarte politikaneve kosovare se komunat me popullesi serbe brenda kosoves duhet te kishin nje status te vecante brenda sovranitetit kosovare
Pra eshte shume e thjeshte
Presioni ne fillim ndaj pales serbe
Dhe pas njohjes asaj kosovare
Pas 2013 duket se krejtesishte u larguam nga ky plan
Dhe me vone folen ne dukje edhe teorite e rreziksheme per ndryshim kufijesh apo popullesie
Gjera keto qe cojne uje te plani rus per nje destabiluzim te ballkanit
Eshte krejtesishte absurde e palogjiksheme qe nderkombetaret merren me heqjen apo venien e nje takse dhe nuk e kuptojne se kjo eshte nje alibi apo qarvajtje e serbise per te mos hyre ne dialog
E ndesa gjerat jane te qarta
Kopromis
Ti behet e qarte serbise se pa njohjen e Kosoves dyerte e BE jane te mbyllura per ate
Dhe pales kosovare se pa nje status te vecante per komunat me popullesi serbe brenda sovranitetit te shtetit te Kosoves njohje nuk mundte kete nga Serbia
Bravo Haradinaj!! Makroni te merret me problemet e Frances se po plas lufte civile ne Paris! Mos te meret me Shqiptaret!
Plotesisht dakort meAno Nim dhe tironci.
Me ne fund shohim nje politikan shqiptar jo servil qe mbron interesat e Kosives.
Kjo eshte diplomaci qe thote e heq taksen pasi te me njohesh.
Kurse sjellja e Makronit arrogante dhe fyrese per te gjithe shqiptaret .
Z. Haradinaj mirenjohje e respekt per mbrojtjen e te drejtave te neperkembura te shqiptareve.
Shpresoj qe nen shembullin tuaj edhe politikanet e tjere shqiptare te mos servilosen me te huajt ( pa u bere grindavece ) por te mbrojne me dinjitet te drejtat e shqiptareve se keshtu jo vetem i sherbejne ceshtjes kombetare, por fitojne me shume respekt tek bashkebiseduesit.
Tjeter here me siguri mistreci Makron & Co. do ta mendojne me mire se c’te kerkojne e si te flasin.