Pas samitit për Ballkanin në Berlin vazhdon jehona në mediat gjermane, jo vetëm për heqjen nga axhenda të një teme – ndryshimin e kufijve në Ballkan, që konsiderohet mjaft i rrezikshëm, por edhe për zhvillimet në Kosovë.
Gazeta gjermane “Die Welt” i ka kushtuar këtë javë disa artikuj problematikës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të samitit të Berlinit. Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të publikuar të premten në “Die Welt” (03.05) vihet theksi tek tema e këmbimit të territoreve, që për kryeministrin Haradinaj tanimë “është fshirë nga tryeza e bisedimeve”.
Sipas Haradinajt “dialogu me ndërmjetësimin e të Ngarkuarës së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini që duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës, për fat të keq ngriti çështje të reja, si ajo e këmbimit të territoreve apo e zhvendosjes së kufijve. Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Tani jemi kthyer në tryezën e bisedimeve, në atë pa temat e këmbimit të territoreve dhe zhvendosjes së kufijve.” “Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj.
“Jemi një vend “start up”, ne nuk dorëzohemi”
Një çështje tjetër që prek “Die Welt” me kryeministrin e Kosovës është liberalizimi i vizave, si edhe largimi i njerëzve të kualifikuar nga Kosova. Haradinaj: “Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportisë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë.”
Lidhur me fenomenin e largimit të trurit nga Kosova, kryeministri Haradinaj thekson, se “kemi shumë probleme, nuk është e thjeshtë kur fillon nga zeroja […] fuqia jonë e re punëtore është interesante për tregjet e punës në Europë e përtej, me ta na duhet të matemi. Prandaj kemi përmirësuar ofertat tona për investitorët. Jemi një vend “start up”, ne nuk dorëzohemi.”
Në një koment pas samitit të Berlinit të publikuar të enjten (02.05) po në “Die Welt” me titull “Oborri i pasmë i BE” theksohet se “mes Serbisë dhe ish-provincës së saj të shkëputur, Kosovës sundon lufta e ftohtë. Kjo duhet të marrë fund, nëse Serbia dhe Kosova duhet të bëhen një ditë anëtare të BE. Lidhur me rëndësinë e samitit të Berlinit për Ballkanin dhe angazhimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron theksohet se “që me Merkel dhe Macron, dy liderë europianë në emër të BE ftuan në një samit në Berlin, tregon edhe njëherë, se qendra politike e BE-së prej kohësh nuk është më Brukseli, por Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, që kanë legjitimitetin dhe mjetet për të bërë politikë të fortë.”
Ndërsa gazeta “Frankenpost” pyet në artikullin komentues për zhvillimin e samitit të Ballkanit në Berlin: “Pse e refuzon kategorikisht kancelarja gjermane një zhvendosje të kufijve? Shumë thjesht: Kush fillon e prek kufijtë në Ballkan, nxit një luftë të re. Sepse kush do t’i pengojë shqiptarët që të bashkohen me ata në Maqedoninë e Veriut – atje jetojnë shumë shqiptarë. Do të ishte shumë e rrezikshme të hapje këtë kuti.”/dw/
vuajme pasojat e te shkuares kur per interesa vetjake tradhetuan popullin dhe shperndane tokan e arberise.
Ketu ka faje dhe Evropa se bashkepunetor ne krim jane.
Nqs nuk liberalizohen vizat me kosoven ath Ramushi duhet te ndaloj cdo import nga franca/greqia/etj vender qe jane kunder shqiptareve.
Le të lodhen Kosovarët sa shpirti t’ju dalë, pasi BE s’do t’ja dijë për UÇK.
Dhe ty te pelqen qe Shqipetaret lodhen ? Apo te duket vetja ndryshe ty nga Kosovaret ? Nuk do kesh dal jashte Shqiperise mesa duket. Kur shan kosovaret dije qe ke share pragun e deres tende.
Ka filluar te reflektoje me duket
do kete pare HITLERIN ne enderr!!
Ka filluar te reflektoje me duket
do kete pare HITLERIN ne enderr!!
hahahaha
Neqoftese ka popuj qe ju del Hitleri ne enderr ato jane fqinjt e shqiptareve si nga Jugu ashtu edhe nga Veriu….
Ka filluar te reflektoje me duket
do kete pare HITLERIN ne enderr!!
hahahaha….
Te verteten, qe askush nuk mund te pengoje shqiptaret qe te bashkohen me ata te Maqedhonise, e ka kuptuar dhe Hajredinaj, prandaj ne menyre apsolute nuk eshte per rishikimin e kufijve ne Ballkan. Te na rroje sa malet udheheqesi largepames qe po na bashkon me Evropen! Budallenjte, me ne krye Gjermanet bashkohen. te mencurit behen copa-copa.
Ky vetem politikan nuk eshte. Nqs benin te gjithe politike si ky , do kish plas lufta ne gjith evropen. Do hanin robt njeri tjetrin.