Strategjia e Francës për Shqipërinë dhe Ballkanin

1 Maj 2019, 10:53Rajoni TEMA

Ambasada franceze e Maqedonisë së Veriut ka publikuar dje në faqen zyrtare Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, e miratuar me kërkesën e presidentit francez Macron. Siç njoftoi presidentit, kjo strategji ka qëllim afrimin francez më shumë tek vendet e rajonit si dhe për të mbështetur aktivitetet e BE-së.

Kjo strategji është botuar në gjuhën frënge, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Këtë e njoftoi vetë Macron gjatë samitit të Berlinit ku tha se është hartuar strategjia sipas analizës së bërë për vendet e rajonit.

Theks i veçantë në dokumentin strategjik u vihet ngjarjeve nga fillimi i viteve 2000 si dhe ngjarjeve që lidhen me shpërbërjen e Jugosllavisë, të cilat sollën zhvillim dhe stabilitet ekonomik si dhe social për vendet e Ballkanit Perëndimor, ( Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia), dhe që atëherë këto vende kanë bërë përparime të dukshme.

Por çfarë masash konkrete do të marrë Franca? Më poshtë keni dokumentin e plotë.

Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor

Që nga fillimi i viteve 2000 dhe përfundimi i konflikteve të armatosura, të lidhura me shpërbërjen e Jugosllavisë, stabilizimi dhe zhvillimi demokratik, ekonomik dhe social i vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia ) ka njohur përparim të dukshëm. Sllovenia u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004, ndërsa Kroacia në vitin 2013.

Megjithatë, nevojiten reforma të shumta, që t`i mundësohet rajonit që të stabilizohet përgjithmonë dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat ballafaqohet:

– politike (mosmarrëveshje të pazgjidhura, edhe pse Marrëveshja e Prespës paraqet një përparim të dukshëm dhe një shembull të dialogut rajonal);

– çështjet ekonomike dhe sociale

– vështirësi gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit;

– çështjet e sigurisë

– ndikimet e jashtme që devijojnë rajonin nga perspektiva e tij evropiane.

Në bazë të këtij konstatimi, presidenti i Republikës së Francës kërkoi miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të tillë që Franca do të ketë një angazhim më të madh në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, në drejtim të zhvillimit të tyre ekonomik dhe social dhe në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

Masat konkrete.

1.Franca do të intensifikojë marrëdhëniet e saj politike me vendet e rajonit. Presidenti i Republikës së Francës do të vizitojë Serbinë në muajin korrik. Ministri për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit. Përveç kësaj, vizita të tjera të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, në të gjitha vendet e rajonit, do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve tona.

2.Franca do të forcojë bashkëpunimin e saj dypalësh me vendet e rajonit në katër fusha:

3.Zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet intervenimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

Një marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë u nënshkrua më 25 shkurt. Pesë marrëveshje të tjera janë të negocim e sipër.

AFD do të mbështesë integrimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar zhvillimin dhe stabilizimin e tyre. Ajo do të mbështesë tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me prioritet tranzicionin e energjisë dhe atë mjedisor, si dhe tranzicionin territorial, fusha këto në të cilat AFD do të mund të valorizojë përvojën e saj dhe ekspertizën franceze, duke kontribuar njëkohësisht në arritjen e objektivave klimatike, të përcaktuara nga autoritetet franceze. AFD-ja gjithashtu do të zbatojë projekte në fushën e barazisë gjinore dhe do të mbështesë pajtimin dhe të rinjtë, nëpërmjet Zyrës Rajonale për Bashkëpunim mes të Rinjve në Ballkanin Perëndimor (RIKO), ( e themeluar sipas modelit të Zyrës Franko-Gjermane për të rinjtë OFAZH).

Ndihma vjetore e siguruar nga AFD-JA (fillimisht 100 deri më 150 milion euro) do të shërbejë si një mbështetje përmirësuese për financimin e donatorëve të tjerë, veçanërisht të Institutit gjerman të Kreditimit për Rindërtim (KfV), me të cilin ka një bashkëpunim të ngushtë.

2.Siguria

– Luftimi i tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta: zbatimi i mëtejshëm i udhëzimeve franko-gjermane për mobilizimin e vendeve të rajonit, përmes masave konkrete (veçanërisht në lidhje me sigurinë, luftën kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzorë dhe krijimit të stoqeve të paligjshme të armëve) dhe përmes koordinimit të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare në drejtim të luftimit të trafikimit të armëve.

– Forcimi i bashkëpunimit tonë dypalësh, duke përfshirë: krijimin e njësive të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit (UPRC).

– Luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit me mbështetje për vendosjen e platformave për raportimin apo paraqitjen e përmbajtjeve të paligjshme në internet.

– Forcimi i mekanizmit tonë të bashkëpunimit operacional për çështjet e sigurisë së brendshme.

3.Drejtësia

– Vazhdimi i bashkëpunimit teknik në luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

– Vendosja e bashkëpunimit të ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik, lufta kundër tregtisë me mallra kulturorë dhe lloje të mbrojtura, të cilat gjithashtu mund të jenë burime për financimin e terrorizmit.

– Krijimi i ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit;

4.Mbrojtja

– Intensifikimi i shkëmbimit me vendet e rajonit (dialogjet politiko-strategjike, vizitat e autoriteteve ushtarake).

– Marrjen e komandës së operacionit EUFOR-Althea, më 27 mars.

– Ofertë më të madhe për trajnim të oficerëve për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes, si dhe të shtetasve nga këto vende, në Institutin për Studime të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN).

– Mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacione të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit.

III. Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë dhe të plotësojë veprimin e Bashkimit Evropian për të përkrahur afrimin e rajonit drejt Evropës.

Ajo gjithashtu plotëson aktivitetet e ndërmarra në kuadër të procesit të Berlinit, në të cilin Franca merr pjesë që nga themelimi i saj dhe do të zbatohet pjesë-pjesë në kuadrin franko-gjerman:

– lufta kundër trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta;

– mbështetja për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RIKO)

– Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Institutit gjerman të Kreditimit, i destinuar për Rindërtim; vizita të përbashkëta në rajon.

26 komente në “Strategjia e Francës për Shqipërinë dhe Ballkanin”

  1. ilir says:

    Meglio che I FRANCESI SE NE vadano a F.C.

  2. e verteta says:

    Franca kjo kurve e vjeter armike e deklaruar e shqiptareve dhe bordello serbe.Ptu fajin e ka Hitleri qe dhe urdher mos preket mender trashegimia kulturore gjate sulmit te ketij shteti qe u zhvesh e shtri ne krevat me kembe perpjete pa hedhur nje pushke kunder nazizmit,Veprat artistike,e kulturen ketij mender kombi gjithmone ja kane dhuruar te ardhurit,emigrantet.Merrini nje per nje te gjithe figurat historike dhe artistike te ketij vendi dhe do bindeni.

    1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

      ”armiku” i turkoshqipfolesve eshte amico i shqitareve o beqir ………….

      1. e verteta says:

        o kurva arabo- greke beje pak me te kuptueshem komentin

  3. Çentrale says:

    Franca më mirë të mos na çaj k… n, le të merret me Serbët si gjithmonë, e kanë frikë nga vizat për Kosovën

  4. pjeter says:

    C’do gje qe flasin tani franceset,eshte per te marre me pinca.Fushata elektorale per zgjedhjet e parlamentit BE-se jane me te rendesishme se negociata e nje vendi apo disa ne ballkan,prandaj duhen lexuar si nje “prudens” per zgjedhesit vendas.Ne te kunder ka shume mundesi qe francezet ta dobesojne Francen duke shtuan nr e deputeteve frontit nacional ne Be.Kjo perkerhehet ne”debacle” edhe per ne shqiptaret.Dihet boterisht qe Nr 1 e frontnational Le Pen,eshte nje grua qe e ka demostruar me fakte ndjenjat antishqiptare,dhe nje filoruse e serbe,me nje perkushtim te frikshem.Imagjinoni sikur te kene nje nr te konsiderushem deputetesh ne Be?qe mund te bejne aleance me Hollandezet ksenofobe me Salvinin, me agimin e arte,e ndonje tjeter(te gjithe kto parti do kene deputet ne BE,e garantuar) atehere per ne behet shume e veshtire,jo vetem per antarsim,por edhe ne ecurine e politikave kombetare.Dihet boterisht qe palacot tane kane bere shebimin falas per ksenofobet si LePen,sepse ajo eshte kunder c’faredo lloj gjeje shqiptare,dhe e argumenton per kete fushate, duke marre shkas pikerisht sherbimet e Shkerdhatave tane,qe shqiptaret jane kriminele qe po hyne ne BE,do ju vjedhin,vrasin,drogojne, ne menyre shume me te lehte se tani qe jane jashte.Imagjinoni si do mendonin francezet per Macron, se ne kete moment do te ishte per hapjen e negociatave ne menyre te vendosur,duke pasur ne mendje edhe protestat e brendeshme.Ne kemi te vetmin shanc qe te ecim para,qe kjo reforme ne drejtesi te perfundoje sa me shpejt,qe te completohet sa me shpej gjykata kushtetuese,qe SPAK,te filloje pune menjehere,dhe tja siguroje drejtesise,qe jam plotesish i bindur,nen vezhgim te rrepte te nderkombetReve,te gjithe kriminelet te vetquajtur VIP.Vetem atehere ne dote jem nje ze i vetem,dhe me dinjitet kunder kujdo qe do te na kerkoje ye na pshurri me lehtesi.

    1. Koli says:

      Politikanet tane e kane fajin.Sepse harxhuan kohe te vlefshme per avancimin e aspiratave tona kombetare.Rane e fjeten gjume pas clirimit te Kosoves.Duhej qe me vrull te conin perpara ngritjen e fakrorit shqiptar.Serbia fitoi kohe dhe sot Evropa eshte ne udhekryq dhe puna behet me e veshtire.Politikanet tane jane ne kuptimin e vertete te fjales tradhetare te kombit,duke filluar nga Berishi Likja Bashuku dhe bajga te tjera me te vegjel.

  5. 17nentori says:

    Tani qe lexuam edhe strategjine te plote dhe te miratuar, e kuptuam qe Franca nuk ka asgje konkrete as edhe si qellim qe te beje.
    Po ta lexosh cfare shkruajne duken si kopje te “strategjise” qe kane per vendet e Afrikes se Veriut. Si Ballkani Perendimor si Afrika e Veriut, francezet i bien topit si Mato Gruda!

  6. Frankofagos says:

    Franca historikisht nuk ka qene mike e Shqiptareve perveç kur ka per te shitur helikoptere difektoze me çmime maramendese. Pas fjaleve ofenduese te Makron kunder Shqiptareve kjo “strategji” eshte tallje per inteligjencen Shqiptare duke i barazuar me vendet Afrikane qe ka pasur koloni. Prandaj le te rije ne pune te saj, le ta puthet me Serbet sa ti doje b…….dhe te na lere rehat ne punet tona.

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      o beqir,ku eshte ndrishimi mes sunitoshqipfolesve e algjerianeve,marokeneve apo tunizianeve ……….!!!??
      una rraza una facia……………….gezuar ramazonin!

      1. Maverick says:

        Ke pidhi sat’eme, i asaj bushtre qe te ja pjelle!!!
        Gjakprishur qe shkruan dhe shqip.
        Shko futja vetes o rrote KA….RI !!!!!

  7. K9 says:

    Skandaloze!
    Qëndrimet e Francës apo të kujdo shteti europian më vete nuk duhet të kishin asnjë lloj rëndësie në proçesin e pashmangshëm të unifikimit të Europës, i cili nuk është zgjerim siç shitet në mënyrë abuzive. Europa duhet të kishte tashmë një qëndrim institucional kontinental serioz dhe strategjik, pa qenë nevoja të degjeneronte në një anarki dhe impotencë, ku sfidat historike të pashmangshme që duhet të zgjidhë, degjenerojnë sipas humorit dhe interesave mediokre të çdo shteti apo denlikuenti populist nga çdo anë dhe brimë e Europës.
    Shqipëria dhe çdo vend tjetër nuk hyjnë në Europë ( pasi janë aty prej shekujsh) as për inat dhe as për dëshirë të askujt. Është historia që na solli të gjithëve këtu. Dhe historia nuk është Franca, humori i çdo kokrre denlikuenti ksenofob apo kryeministri kalimtar adoleshent francez që bën llogari elektorale mediokre, mbi kurrizin e historisë dhe miliona njerëzve që edhe pse Zoti i ka lindur europianë, janë poshtëruar të rrijnë në koliben jashtë mureve të Europës ngritura nga ata që shajnë muret e të tjerëve, por ngrejnë mure dhe Gulag për qytetarë të tjerë europianë, të cilët i konsiderojnë të dorës së dytë.

  8. vera says:

    O qeveritar , parlamentar shqiptar mos pranoni te bashkepunoni me qeveritaret francez shpallni ato nongrato se Makroni bashkepunon me Putinin dhe Vuçiqin , prandaj une habitem si i beson edhe Merkeli qe ka per tja fut edhe asaj ujin nen rrogoz .

  9. Marku says:

    Franca albanofobe ka qene dhe mbetet nje mbeshteteset kryesore te ekspansionizmit gjenocidial sllav ne tokat shqipetare . Franca me zemer ruse ishte ideatorja e kufinjve te copetuar te kombit shqipetare , ndersa sot eshte ajo qe po izolon qytetaret e kosoves, ne te njejten kohe qe I hape kapituj te ri drejt anetaresimit ne EU serbise fashiste .
    Diskriminimi qe franca shtrige I ben kombit me te vjeter te europes eshte I neveritshem .

  10. Albani says:

    Franca nuk ka strategji,thjesht kerkon pjesen e saj ne ekonomite e dobeta te ballkanit.
    Franca qe te votoje antaresimin tone ne NATO vuri kushtin e blerjes se 70 milione euro nga Shqiperia te disa helikopteruceve te tyre sanitare,-difektoze,6 ne numer,nga te cilet 3 jane rrezuar.
    Keta jane Francezet,si Greket,Ceket etj.

  11. Baton DR says:

    Burra … vajosini ato kallashet qe keni fshehur se u pa kjo pune…brenda 10 vjetesh do plasi minimumi nje tjeter Lufte Ballkanike

  12. Ergys says:

    Franca ka si qellim pengimin e aspiratave te shqiptareve ne ballkan.Ka si qellim qe te kete nen mbikqyrje avancimin e aspiratave te kombit shqiptar qe ato te mos realizohen100%.

  13. Eri says:

    Franca e ndau Mitrovicen per ta lene problemin hapur.Sepse ne te kundert Shqiperia dhe Kosova do te ishin fuqizuar shume ne planin politik.Krimet dhe tragjedite qe kane tronditur kombin tone ne keta 100-vjet ne nje mase te madhe jane edhe veper e Frances.

  14. Zjarri 6 says:

    O Mikron be ndonje kalama qe te quhesh burre pastaj vazhdo me strategjine boterore

  15. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    Asnje Fjale per Integrimin Europjane te ketyre Vendeve por “Afrimin”….???????????????????

  16. Gri says:

    Franca tashme e ka kuptuar se USA eshte me shume se kurre prezente ne Ballkan! Ajo( Franca) kerkon te zbeh influencen Amerikane! Por kjo influence tashme kur kujtohet Franca duket e veshtire te zbehet! Sepse Franca eshte treguar e percipte dhe mendjelehte me Ballkanin! Kane paragjykim me faktin qe shqiptaret jane ne themel te Ballkanit dhe gjenden kudo ne ballkan dhe ne shume shtete te tjera! dhe te pavemendshem ndaj historise dhe shume vecorive te tjera te tyre si Besa, Skenderbeg, Topiat ( nje princeshe franceze e martuar me nje shqiptar Topiane 1200), Gjuha dhe pozicioni bazik ne pemen indoeuropeane, etj. E pra Amerika e di dhe e njeh me mire keto dhe shume fakte te tjera te panjohura! USA e di qe Shqiperia eshte Europe! Dhe vendi i saj edhe burokrativishte e politikishte eshte ne Europe! Dhr e respekton ate ne menyre fanatike
    Evidenca keto dite e faktit qe Franca nuk don zgjerim se ka frike nga te djathtet, besoj se e ul pretendimin francez per te udhehequr Europen e bashkuar.
    Qendrimi i fundit ne Samit i Frances dhe Gjermanise, kaloi heshturazi. Ne popull neper kafene , ne bllogje dhe rrjete sociale nuk ka aqe diskutime, ndihet nje ndijim ne ajer se Franca keshtu do te sillet gjithnje! Trajtohet si mike meskine e Serbise!
    Vetem opozita per shkak te halleve te saj mundohet ta perdor politikishte!
    Rasti skandaloz i Parlamentit Hollandez qe merr vendime pa informacionin e duhur po ulin perdite interesimin e integrimit politike te Shqiperise ne Europe! Gjithnje e me shume pelqehet modeli Svicerian. Dhe perdite ndiqet me vemendje Brexit! Anglezet kane shpallur keto dite edhe politiken e re te prezences ne Ballkan!
    Sigurishte edhe Franca! Por … eshte nje stradegji disi e personalizuar qe ka brenda mosbesim dhe ne rastin me te mire te fitoj kredibilitet ne te ardhmen duke siguruar mbeshtetjen e vendeve ballkanike, sipas prinicipit se ju futem ne Europe. Besoj se eshte pak e dyshimte! Ballkanasit i njohin mire raportet e tyre europeane dhe nderkombetare!

  17. emigranti says:

    Franca do te vazhdoje edhe me shume presionin mbi qeverine kosovare per leshime ndaj Serbise, mundesisht dhenien e Mitrovices se Veriut, plan qe e ka nisur me kohe.
    Politikanet kosovare te tregohen sycelur dhe mos bejne asnje leshim, si deri me sot, per interesat kombetare, por te kerkojne gjithnje e me shume per te drejtat e shkelura nga Serbia, filluar qe nga te vraret e dhunuarit ne kohen e luftes e me pare.
    Apatia qe nga clirimi I Kosoves deri me sot , me ndihmen edhe te Europes dhe punen e mire te diplomacise serbe, ka arritur te paraqese sot Serbine nga dhunuese te shqiptareve ne viktime.
    Mos u mashtroni nga liberalizimi I vizave apo karamele te tjera.
    Mos beni pazare me kombin.
    Europes gjithnje I ka interesuar Serbia duke neperkembur te drejtat e shqiptareve dhe eshte po kjo Europe qe I ka sakatuar e ndare shqiptaret ne disa shtete.
    Prandaj cfaredo leshimi te beni do keni vetem premtime qe nuk do konkretizohen.
    Merrni shembull nga Maqedonia, qe megjithese kishte shume me pak te drejte se Kosova., nuk beri leshime dhe ja doli mbane.
    Pavaresisht medyshjeve Europa eshte e interesuar per zgjerim tregjesh, pra per zgjerim.

  18. goni says:

    Per 30 vjet Francezet nuk paten asnje interesim per Shqiperine. Tani, ne nje moment delikat ata vendosin te kerkojne pjesen qe u takon nga vendim marja.
    Nje nga pikat e strategjise Franceze per rajonin e ballkanit perendimor eshte, lufta kunder ndikimeve te jashtme ne rajon, te cilat pengojne rrugetimin e ballkanit perendimor drejt europes.
    Dy jane ndikimet relevante ne rajonin tone, ndikimi Rus ne Serbi, dhe ai Amerikan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.
    Kunder kujt do angazhohet Franca?

  19. Leqi says:

    Nuk kemi burra shteti patriote.Ngelen duke lypur njecike perkrahje dyerve te keqberesve te kombit tone.A ju kujtojet fatmir mediu me do halabake te tjere me mushama shiu si bythqim kur u zgjodh trampi ne amerik.

  20. demokrati says:

    Po sikur edhe Italia,luxemburgu apo Portugalia te dalin me planet e tyre si i behet qe shqiperia kerkon te anetatesohet ne BE dhe jo te behet pjese e fantazise sesi Parisi mendon si duhet te jete nje demokraci etalon para se te hyje ne BE nga frika se mos ndot demokracite e persosura te Europe’s.Franca e zotit Macron ngel ne klas ne fushen e sigurise dhe ne ate te parandalimit te ekstremizimit,madje ca me keq.macron duhet te kujtoj masakrat e parisit madje Shqiperia mund ti ofroj assistence ne menagimin e jelekverdheve.Nese Franca nuk mund te menaxhoje trafikun klandestin nga Kale ai problem ka qene para shqiptareve.Nje francez i vogel ne krye te Frances se madje.

  21. Fadi says:

    Linde pyetja, per çfare?
    Ngase jemi superiore dhe na kane inat, apo ngase jemi per turp dhe na urrejne?!
    Pergjigjen e dine te gjithe!
    Perse urrehemi me shume se çdo komb tjeter ne EU?!
    Do ishte me thjesht te pranojme shkakun se sa te shtyhemi me sokakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje