Hashim Thaçi zbulon prapaskenat: BE-ja na mashtroi për vizat

1 Maj 2019, 14:50Rajoni TEMA

Mungesa e unitetit europian po pengon përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Kjo akuzë erdhi nga presidenti kosovar Hashim Thaçi, që gjithashtu foli me tone të ashpra për mos liberalizimin e vizave. Ai tha se kushti për realizimin e demarkacionit me Malin e Zi ishte një mashtrim.

Kosova e ka të pamundur të përparojë drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s për shkak të mungesës së unitetit europian.

Kjo deklaratë e ashpër vjen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që gjithashtu foli me tone të ashpra për mos liberalizimin e vizave.

Në lidhje me këtë të fundit, Thaçi përdori një gjuhë të ashpër, kur tha se kushti për demarkacioni me Malin e Zi ishte një mashtrim.

Thaçi: Kemi arritur të ratifikojmë marrëveshjen ndërshtetërore për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Mirëpo, e kam theksuar dhe në takim, realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter i fundit që na është thënë se do të jetë për liberalizimin e vizave ka qenë vetëm një mashtrim dhe asgjë më tepër.

Kjo ishte konferenca e dytë e Thaçit pas Samitit të Berlinit, i cili nuk arriti të prodhonte një rezultat konkret për zhbllokimin e dialogut me Serbinë, ndërkohë të dy vendet do të takohen sërish në Paris më 1 korrik.

Kreu i Shtetit e përshkroi si inkurajuese angazhimin e Merkelit, Macronit dhe Mogherinit, por u shpreh i zhgënjyer që asnjë prej tyre nuk i kërkoi Serbisë ta njohë Kosovën.

Thaçi: Nuk pashë një thirrje të tillë për njohje të Kosovës as nga Merkel dhe as nga Macron drejtuar presidentit të Serbisë Vuçiç. Mirëpo nuk pashë një gadishmëri për thirrje në të njëjtën kohë që edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën.

Sipas Thaçit, Serbia po vazhdon të cënojë Kosovën dhe marrëdhëniet me këtë vend po acarohen vazhdimisht, ndërsa mungesa e qëndrueshmërisë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe shteteve fqinje lidhet me mos njohjen e shtetit të Kosovës.

6 komente në “Hashim Thaçi zbulon prapaskenat: BE-ja na mashtroi për vizat”

  1. Josifi says:

    Eh mor Thaci e bete luften por nuk jeni burra shteti.Tallin bythen me ju po c’kusur ka populli dhe kombi shqiptar.Ju mori toka dhe Mali i Zi.Na mashtruan thua.Po a falet toka e lare me gjak mor budalla???As per viza as per gje nuk falet trualli i te pareve or budalla.Neser mund te te thone ke bere krime po nenshkruaj ketu qe do te rrish nen Serbi qe te mos akuzojme per krime.Cdo te besh???Me siguri do te nenshkruash se je budalla.Do zoti ngrihen shqiptaret se nga “lideret” vetem te keqija kemi patur.

  2. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    I nDERUAR Z:Thaci..Me Gjithe Respektin qe kame per Ju….do te thoja:Si e “Hengert”…Mashtrimin e Eu-se???
    jU E DINI se nuk ka Liberalizim…eshte Polthuaj e PAMUNDUR i Nderuar..
    1-Sepse eshte BLLOKUAR ne Menyre Automatike nga 5-se Vendet qe nuk e Njohin Kosoven si Shtet..le PASTAJ..Francen apo edhe ndonje Vende tjeter…
    2-i “Dashur” Hashim Thaci…Kosova eshte Pjese e Shtetit Mbarekombetare Shqipetare…kete e dine edhe Europjanet…dhe Kosova eshte nje Mini-shtet Eksperi mental…VETEM BASHKIMI ME SHQIPERINE…DO TE Beje qe Kosovaret te Njihen ne Europe.. si Qytetare…
    dhe mos Harroni se Serbet…NUK HEQIN ASNJEHERE DORE NGA Kosova…..Me vjen keq…por te Ushqesh Iluzjonin e nje Shteti-Kosovare…eshte me te Vertet Iliuzive….Eshte dicka e Perkoheshme..por jo-afategjate….lol

  3. Rrufeja says:

    Shume e thjesht zgjidhja.
    Kerkoni nga populli kosovar dhe mbarshqiptar te beje nje marrshim-demostrate nga data 24-25-26 maj
    nga te gjitha trojet shqiptare drejt Prishtines ku ne kry te jene tre kerkesa:
    1) liberalizimi i vizave
    2) njohja e kosoves
    3) hapja e negociatave me shqiperine
    Une e dhashe zgjidhjen…por kush ta beje thuaj!?
    Te kuptojne me se fundi edhe “europianet” se nuk jemi nje komb dele,por mund te themi dhe ne shume mire ” Boll,der ketu”… “Enough is enough”
    “Jo me politika shteruse dhe diskriminuse kunder ballkanit”
    “Mbani premtimet tuaja”
    Madje do mundohesha shume fare biles,qe te merrnin pjese dhe maqedonsit “e veriut”.

  4. xhimi says:

    I bej thirrje te gjithe shqiptareve te armatosen, serbet do te vijne perseri kot nuk po armatosen me arme nga kina e rusia. dhe duhet ta dini mire qe ata ushtrine po e modernizojne vetem kunder shqiptareve. dhe kesaj radhe ata qe na ndihmuan para 20 vjeteve kane te drejte te na thone meruni vet me serbet ca doni me? , kishit kohe 20 vjet te pregatiteshit per kete..

  5. Plaku says:

    Po mashtrues dhe genjeshtare ngelet…..mjerë populli martire dhe i shumë vuajtur i Kosoves,ne dore te kujt eshte….largohuni more injorante se shkateruat ekonomine dhe popullin e shkrete….pse shtremberoni bisedat e bera ne Berlin si ti si Ramush budalla……?????

  6. emigranti says:

    Pse cuditeni z. Thaci.
    Akoma nuk e keni kuptuar se problemet nuk zgjidhen me dhenie fjale, por shoqerohen me dokumente te firmosura nga njerez kompeyente, madje te vinit kusht qe marreveshja hyn ne fuqi kur te behet liberalizimi I vizave.
    Shume vone e paske kuptuar, ose ben lojen sikur se dije qe fjalet I merr era. Cfare vlere kane tani keto fjale, pervecse tregojne injorancen tende.
    Mjere populli se nga kush perfaqesohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje