FOTOT: 5 maji "ndan" politikën, Rama homazhe me Metën, Basha me Berishën

5 Maj 2019, 12:39Politika TEMA
FOTOT: 5 maji "ndan" politikën, Rama homazhe me Metën, Basha

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot më 5 Maj, Dita e Dëshmorëve të Atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. 

Zyrtarë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste. 

Ashtu si çdo vit, tashmë e kthyer në traditë, politikanët qëndrojnë të ndarë në dy kampe edhe në përkujtimin e të rënëve të luftës. 

Homazhe kanë kryer sot Presidenti i vendit, Ilir Meta, bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama rreth orë 10:00, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës. 

Me tej aty ka zhvilluar homazhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe ish kryeministri Sali Berisha. (TemA) 

14 komente në “FOTOT: 5 maji “ndan” politikën, Rama homazhe me Metën, Basha me Berishën”

  1. veterani says:

    Hiqeni kete dreq fotografi! Ushtarakeve nuk iu lejohet te mbajne ombrelle ne shi.
    Kete e di kushdo! U beme gazi i botes!

    1. Detari says:

      ushtarak i quan ata ne foto ti? hahaha nuk i shikon si jane shkurtabiqa kem shtremb, turq te veshur me kostum

    2. Veteran Pensionist says:

      Pse 5 Maji kur nje sllavo-komunist me emrin Qemal Stafa u tradhetua po nga shoket e tij komuniste!
      Deshmoret e pare kunder pushtuesve ne LB kane qene Mujo Ulqinaku e te tjere te rene ne 7 Prill 1939.
      Domethene kjo palo feste e ka vendin ne Beograd e Moske.

  2. Shvejku says:

    Vereni fytyren e vrerosur te Metes!
    Nuk e di me cilin e ka gjithe kete vrer:Me 5 majin apo me Ramen?
    Vereni dhe fytyren e Rames:Pa pike gjaku,qe do te thote se “erdha ketu sa per te lare gojen,se te verteten per 5 majin e kam thene kur nderova M.Frasherin kuinsling dhe kur hoqa emrin e Qemal Stafes nga stadiumi kombetar dhe asnje nga PS-ja nuk me kundershtoi”!

  3. Ali Pazari says:

    Foto 5 …..dy qente e Kazanit prane kazanit….

  4. Komentuesi says:

    Sì nuk mi vjen turp maskarenj,hipokrita.Nga nje ane mohoni luften e ndersheme qe bene partizanet dhe nga ana tjeteri i hidheni poshte duke e quajtur lufte civile.Aq poshtersi da partizanet po’ i beni armiq,kriminelat che armiqet,bashkepunetoret me nazifashizmin Ballistat po’ na i beni heronj.Ky eshte turp che nuk ju beson njeri.

  5. ta says:

    keta te PD u bene si ballistet ne lufte…

  6. Aleksander says:

    Mos na neveritni me Berishen e Bashen .
    Ata e kan venin ne Shenkoll. Buz lumit Mat.

    1. Komentuesi pa pagese says:

      Jo vetem ata. Edhe Edi Ramen bashke me ate mutin tjeter Lali Dhjerin.

  7. Moni says:

    Ore kush ka qene ai gjeniu qe ka modeluar ato uniformat e rojeve te nderit tek fotoja e pare?
    Dhe keta bashibozuket me grada oficeresh madhore te ushtrise, nuk e kane mesuar qe ushtaraku nuk mban cader kur eshte me uniforme? Ne asnje rast!

    1. korcari says:

      Lali Eri…

  8. Edi says:

    Burra shteti?! Keta?! Jane dy horra rruge. Femijet dhe halabaket rrine pa fol ne nje ceremoni, apo “ e kane te prere” ?! Lol.

  9. Jona says:

    Ne duhet te na motivoje nacionalizmi,historia e vendit tone i ka rrenjet e thella,por,ato u bene me te forta se kurre ne 1912,kur Shqiperia u be shtet dhe u njof ne gjithe boten.Heroin Ismail e ndoqen ata 28000 mije deshmore qe nuk lejuan humbjen e identitetit ,shtet shqiptar.Ndjehem e privilegjuar kur i kujtoj kur i kujtoj.Me vjen keq qe populli nuk di ti vleresoj,nuk shoh popull ti nderojne atje ku jane.Te ecim perpara,vertet,por te kthehemi pak me koke mbrapa,te shohim driten e nje rruge te lire qe e gjetem dhe ate te vazhdimesise.
    Ushtaraket e vertete nuk mbajne çadra ne shi,e dime,ka ndryshuar hapsira e mendimit dhe te menyres se veprimit,por nuk mund te ndryshoje figura e ushtarakut dhe rregullat e tyre.Gabim.

  10. epo kjo pune says:

    o katrane me boje, po laguni more njecik se ata i dole plumbit ballas dhe ju me cadra… e ndjeni ate dite apo jo apo hajde bejme adetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje