Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës.
Përmes pamjeve krahasuese të gjendjes së mëparshme me atë të tanishme, kreu i qeverisë vë në dukje ndryshimin që ka pësuar kjo zonë.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje të transformimit dhe rilindjes urbane në Dukat të Vlorës, ju uroj një të dielë të bukur?”, shkruan Rama.
Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.
Ai është një nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon. Dëshmitë e para historike mbi këtë zonë datojnë që në fillimet e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit.
Me nje histori të gjatë dhe tradita të pastra, fshati Dukat është një dëshmi e pastër e identitetit të jugut te Shqipërisë.
Dukati është i njohur edhe për faktin se pronat e dukatasve në Karaburun, Llogara apo në çdo vend ku duket deti apo ndihet era e tij, janë të sekuestruara nga qeveritë e ndryshme pluraliste të mbas 90-tës me pretekste të ndryshme, vetëm se ka fatin e keq të ketë qenë fshat nacionalist gjatë luftës së dytë botërore dhe fshat në pozicion shumë të mirë gjeografik.