Opozita konservative e Greqisë planifikon të ngrejë një padi ndaj ministrit të Shëndetësisë Pavlos Polakis, të cilin e akuzojnë se ka turpëruar një tetraplegjik, Stelios Kympouropoulos kandidatin për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Partia e Demokracisë së Re e akuzon deputetin, kirurgun 53-vjeçar se ka fyer kandidatin e saj, duke thënë se ka përdorur favore të ligjit për të gjetur një punë në sektorin e shëndetësisë.
Polakis mohon të ketë fyer Kympouropoulos dhe thotë se fjalët e tij janë shtrembëruar.
Kjo lëvizje mund të nxisë kryeminstrin Aleksis Cipras të thërrasë një votëbesim, disa javë para votimit në BE dhe zgjedhjeve lokale më 26 maj.
EuroNews, përgatiti Erina Çoku