Shqiptarët i dhanë fitoren Pendarovskit

6 Maj 2019, 10:53Rajoni TEMA

Stevo Pendarovski është presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.

Vota e shqiptarëve rezultoi përcaktuese për kandidatin e shumicës, i cili fitoi bindshëm ndaj rivales së opozitës, Gordana Siljanovska në raundin e balotazhit

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pendarovksi arriti të marrë 51.72 përqind të votave, ndërsa Silianovka 44.6 përqind.

Edhe pjesëmarrja në zgjedhje e kaloi pragun e 40% qindëshit, poshtë të cilit procesi bëhej i pavlefshëm.

Rezultatet dolën vetëm 3 orë pas mbylljes së kutive të votimit.

Kujtojmë që në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale garoi edhe shqiptari Blerim Reka, i cili arriti të marrë rreth 11 përqind të votave.

2 komente në “Shqiptarët i dhanë fitoren Pendarovskit”

  1. AQIFI says:

    Nuk kemi shpjegimi 60 % qe nuk mer pjese ne votime kujt force politike i takon ? Nuk behet fjale vetem per ne V, Maqedoni por e ne Shqiperi apo te gjitha vendet kryesisht te lindjes por dhe ato te perendimit ..?! Me shtohen dyshimet se boten e qeveris dikush tjeter ..! Gezoj te mos jene “jashte tokesore ” pasi e kemi shume te veshtire te kuptojme gjuhen e tyre ..!

  2. Arifi says:

    Po ju nga e dini qe Shqiptaret votuan kte?? Apo esht kot per qef.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje