Ballkani në “luftë” për të tërhequr Volkswagen: Serbia gati të bëjë gjithçka, po Shqipëria?!

6 Maj 2019, 07:25Rajoni TEMA

“Serbia në luftë për Volkswagen”, me këtë titull e përditshmja gjermane “Frankfurter Algemaine Zeitung” publikoi një artikull të shkruar nga korrespondeti për Ballkanin, Micheal Martens, i cili ka komunikuar edhe me presidentin serb Alkesandër Vuçiç. Në Beograd ata shikojnë disa avantazhe të Serbisë karshi Bullgarisë për investimet e mëdha: vendi mund të ofrojë kushte më të mira, si rezultat i sistemit i cili mundëson stafin e trajnuar, por edhe eksperiencën në prodhimin e pjesëve për industrinë e automobile. Në artikull, gjithsesi, janë parashtruar edhe pikat e dobëta të Serbisë: niveli i pakënaqshëm i demokracisë së vendit dhe të sundimit të ligjit, si dhe fakti i rëndësishëm që Serbia nuk është pjesë e BE-së. Disa nga pikat kyçë që janë trajtuar në artikull:

Serbia nuk dorëzohet

Në fillim të artikullit, autori nënvizon se në BE, presidenti serb po përballet me kritika të shumta për sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Gjithsesi, sukseset ekonomike të vendit janë të pa diskutueshme: financa solide, borxhi në rënie, papunësia në ulje. Serbia është një destinacion tërheqës për investitorët e huaj dhe tani po shpreson për suksesin e madh: Të tërheqë fabrikën e re të Volkswagen.

Vuçiç shpreson se investimet gjermane do të shkojnë në Serbi, pavarsisht presion serioz politik të disa pjesëmarrësve, siç thotë dhe presidenti Vuçiç. Autori citon thashethemet që qarkullojnë në Beograd se ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ( të cilin Vuçic e konsideron mik të tij) ka lobuar për Turqinë në garën për Volkswagen. Këto thashetheme, Vuçiç i komentoi me këto fjalë: “Kjo është në të drejtën e tij, unë kam dëgjuar se të tjerë po lobojnë për destinacione të tjera, por ne po luajmë drejt dhe po mbrojmë hapur interesin tonë. “

Duhet rikujtuar se Gerhard Shroeder nuk është vetëm një ish-kancelar, por gjithashtu edhe ish kryeministër i provincës gjermane të Lower Saxony, “shtëpisë” së Volkswagenit. Qeveria e kësaj province kontrollon mbi 20% të aksioneve të kompanisë dhe është gjithmonë e përfshirë në vendimmarrje të rëndësishme.

Jemi gati të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira”

Më tej Martens shkruan se sipas presidentit Vuçiç, Serbia respekton të gjithë kundërshtarët për investimet e mëdha, përfshirë Turqinë dhe Bullgarinë. “Por çfarëdo që ata propozojnë, ne mund të ofrojmë më shumë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira se sa Bullgaria, ne kemi staf të mirë kualifikuar sipas kërkesave të BE-së, dhe tre vite më parë kemi prezantuar sistemin dual të edukimit sipas modelit gjerman,”- tha Vuçiç. Artikulli gjithashtu liston edhe përfitimet që sipas Vuçiç, Serbia, mund të ofrojë si: vendin e lirë të ndërtimit dhe të gjithë  infrastrukturën – gaz, energji elektrike, rrugë, plus gatishmërinë 24/7 për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të Volkswagen.

Në të njëjtën kohë, shkruan Martens, Serbia ka një minus: nuk është anëtar i BE. Autori rikujton se bisedimet e anëtarësimit filluan në 2014, por nuk ka gjasa të përfundojnë së shpejti. “Nëse do të ishim në BE, ne do ta kishim tërhequr këtë investim prej kohësh, sepse jam i sigurt se oferta jonë është më e mirë sesa Bullgarisë, por pa anëtarësim në BE, lufta është e vështirë”.

Autori gjithashtu foli me Marko Cadez, president i Dhomës së Tregtisë të Serbisë, që tregoi avantazhin tjetër të vendit: në Serbi shumë pjesë dhe komponentë tashmë prodhohen për industrinë e automobilave. Cadez shtoi se Serbia është përpara Bullgarisë me njëmbëdhjetë vende në Grafikun e Klimës së Biznesit të Bankës Botërore.(Monitor)

13 komente në “Ballkani në “luftë” për të tërhequr Volkswagen: Serbia gati të bëjë gjithçka, po Shqipëria?!”

  1. Ne says:

    Ne jemi te paret ne pretendime nese ka noj kompani vjedhje ose droge , per kte jemi specializu kto 30 vjet demokraci , se zanatet dhe shkollat e zanatit i kemi len me sistemin qe shkoj se ishin mbetja sistemit PPSHs dhe ne çfar ka ber PPSHja nuk e preferojm.

  2. Ne says:

    Ne jemi te paret ne pretendime nese ka noj kompani vjedhje ose droge , per kte jemi specializu kto 30 vjet demokraci , se zanatet dhe shkollat e zanatit i kemi len me sistemin qe shkoj , se ishin mbetja sistemit PPSHs , dhe ne çfar ka ber PPSHja nuk e preferojm.

  3. AM says:

    Shqiperia ben debat per tabelat ne finiq dhe qeverine e partise Demokratike rrugore

    1. Janulles me sqepar kokes says:

      Tabelat do i futen nje me nje Anastasit ne bithe…

  4. Moni says:

    Po nuk behet fjale qe Shqiperia te terheqi investime te tilla, se s’ka as pervojen e as fuqi punetore te kualifikuar per te tilla uzina. Ne dhe nje uzine autotraktoresh qe kishim, u kthye ne lagje informale.

    1. Patrioti says:

      Shume e sakte. Ne kohen e ish-Jugosllavise Serbia prodhonte veç te tjerash edhe veturat “yugo” qe shiteshin deri edhe ne Shba per shkak te çmimit te ulet mjaft konkurues plus kamjonet FAP madje dhe avione luftarake. Ne prodhuam traktorin e Mehmet Shehut dhe me “sukses” te plote rreth 700.000 bunkere. Prandaj dhe sot sipas asaj qe lexova dje tek Tema ne rast lufte jemi vendi i trete me i sigurte ne bote pas SHBA dhe Zvicres
      Lum ne

  5. vang says:

    Ka Shqiperia puntore te kualifikuar sa Serbia?.Edhe ata qe ishin kane ikur.Te tjere nuk eshte kujdesur njeri te nxjerre.Shqiptaret jane mbushur me ”avokate dhe mjeke”.Kije inatin por foli hakun.

  6. EJ says:

    Volkswagen do shkojë në Turqi siç kanë shkuar dhe kompanitë e tjera. Ata nuk i bëjnë fabrikat në vende të BE-së apo dhe vende që pritet ti bashkohen BE-së , qoftë edhe brenda 10 viteve të ardhëshme , sepse kostoja e prodhimit është shumë e lartë e rritet shumë shpejt për vendet që anëtarësohen. Turqia ska për të hyrë ndonjëherë në BE me atë mentalitet, bën tregti falas me BE, ka koston e prodhimit të ulët, kështu që është partneri më i duhur.
    Ndoshta partneri strategjik i BE-së por në të njëjtën kohë edhe partneri ynë strategjik Turqia mbase na jep ndonjë punë të vogël për të bërë.

    1. Edi says:

      @Ej.Me ke mentalitet nuk mund te hyje Turqia ne BE? Se se nuk pranon martesat gay dhe kjo gje nuk i pelqen BE-se. BE-ja i pelqen dhe ti mbaje per vete.

  7. ¬ says:

    Po të na jep 50 miliard euro ” dëme lufte ” Gjermania., le të bëjë ç’të dojë me Volkswagen.

  8. mik says:

    Ne kete shkrim nuk permendet Shqiperia !! Pse bahet pyetje koti ne titull ?
    A shkruajne gazetat per klikime apo per informacion ?!! Nqs nje gazete kerkon te na mashtroje me gjanat ma te thjeshta, po me ato te randesishmet cfar bahet ?

  9. Pyetje pa vend says:

    Ka ngelur ndonje uzine ne Shqiperi?
    Po makineri dhe inxhiniere dhe mekanike ?
    Po ndonje investim sado i vogel ne kete fushe ka?

    Si mund te pretendosh per uzina te medha !!!
    Duhet te nxiten investime per pjese makinerish dhe ne te njejten kohe te investohet ne shkolla te verteta teknike, mekanike, me nivel . Mos ngelin shkollat vetem me nje klase me komputera dhe zero laboratore dhe zero pune praktike.

  10. Jimi says:

    Administrate shqiptare Duhet te zgjohet dhe ti sherbeje te mires per te ardhmen e femijeve te tyre dhe per te ngritur nivelin edukativdhe ate ekonomik….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje