Gara për Presidentin e ri, Maqedonia e Veriut vendos sot

5 Maj 2019, 09:00Rajoni TEMA

Maqedonasit e veriut kthehen sot në kutitë e votimit për të zgjedhur Presidentin e Ri. Këto zgjedhje pritet që të  sjellin një dhimbje koke në politikë për Social Demokratët në pushtet, kandidati i së cilës po përballet me një rivali të mbështetur nga nacionalistët.

Konkretisht në garë janë  Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Stevo Pendarovski dhe partia e krahut të djathtë Gordana Siljanovska-Davkova përfunduan në balotazh në raundin e parë të votimit, muajin e kaluar.

Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona të cilët mund ta realizojnë në 3512 vendvotime. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve.

Nëse pjesëmarrja e votuesve me ulët se shifra e lartpërmendur, në balotazhin e dytë të së dielës, e gjithë procesi do të anulohet duke kërcënuar një periudhë të re pasigurie politike në një prej shteteve më të varfra të Evropës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje