Ministrja e Mbrojtjes ndërpret vizitën zyrtare në Itali për të qënë pranë ushtarakëve të plagosur në Letoni.
Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, për shkak të ngjarjes në Letoni, Ministrja Olta Xhaçka ndërpret vizitën zyrtare në Itali dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Rigës për të vizituar dy efektivet e plagosur dhe për të takuar kontigjentin shqiptar atje.
Shpërthimi i një mine i mori jetën efektives së Forcave të Armatosura nëntetare Zarife Hasanaj si dhe plagosi dy ushtarakë të tjerë në Letoni.
Dy efektivet e plagosur te Forcave te Armatosura me mision ne Letoni jane Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.(TemA)
Duhet formacion special në shkollat e mesme për ndjeshmërin shpërthyese.