Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së FA, nëntetares Zarife Hasanaj. Jemi pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë

6 Maj 2019, 12:24Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen që ndodhi sot në Letoni, ku humbi jetën  efektivja e FA, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Duke shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, Xhaçka shpreh ngushëllimet e saj për familjarët e 29-vjeçares Hasanaj si edhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife Hasanaj.

Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe.

Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.

Djemve tanë të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”, deklaron ministrja e Mbrojtjes. E cila poston dhe videon ku Hasanaj flet për misionin e saj në Letoni.

1 komente në “Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së FA, nëntetares Zarife Hasanaj. Jemi pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë”

  1. american16al says:

    Respekt dhe nderim per per te renet e pjestareve te FA kudo ku sherbejne ne sherbim te shtetit Shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje