Makina e kreut të PS së Elbasanit digjet gjatë natës

6 Maj 2019, 08:17Kronika TEMA

Makina e kreut të PS-së së Elbasanit, Xhevahir Budani është djegur gjatë natës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ne lagjen ” 5 Maji” të qytetit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës.

“Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, raporton policia.

Budani, i pyetur nga Policia, ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjëri.

Budani njëherësh mban edhe postin e drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje