"Prindi goditi mësuesin", ministrja e Arsimit paralajmëron ndryshime në kodin penal

3 Maj 2019, 10:04Kronika TEMA

Qeveria po punon për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal për rastet e dhunës ndaj mësuesve, mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini bëri të ditur se paketa e re e ndryshimeve do të votohet në seancën plenare të radhës. Ajo solli në vëmendje një rast të ndodhur disa ditë më parë, ku një prind goditi mësuesin e fëmijës së tij.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! 

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës”, thotë Shahini.

3 komente në ““Prindi goditi mësuesin”, ministrja e Arsimit paralajmëron ndryshime në kodin penal”

  1. Andrea says:

    Rrofte Dhori Kulja (dmth Bytha) dhe Jorgaq Kacani (dmth cobani). Poshte Mynxyr Koni (dmth kufoma)

  2. Komentuesi says:

    Sot mesuesi eshte kthyer ne nje lecke pavlere.Eshte bere nxenesi me i mdh se mesuesi.Ka ardhur nje kohe e keqe sa mesuesi ka frike te shkoi ne Pune se vihet ne loje nga nxenesi rrugac,osé goditet si pa te keq.

  3. Komentuesi says:

    Duhet nje ligj i Fort ne mbrojtje te mesuesit.Ai eshte njeri i drites dhe jep drite,por disa prind me femijet e tyre rrugac nuk e Marin fare parasysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje