Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka parë nga afër aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila vijon stërvitjen prej 10 ditësh në ujërat e detit Adriatik.
Ministrja Xhaçka teksa shprehu përshtypjet e saj për vizitën në aeroplanmbajtësen e SHBA-së, shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.
Ministrja Olta Xhaçka ishte e shoqëruar edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujrat e detit Adriatik.
Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.
Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, shkruan Xhaçka në Facebook.
USS Abraham Lincoln (CVN-72) është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA. Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton. Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA.
USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA. Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.
Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me Aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridisllokimit të saj në një rajon tjetër operacional.
Sa i qieshur ka dale komandanti i pergjithshem i forcave te carmatosura te shqypnise, shtz ilirjan mehmetaj, rofte e qofte naltmadhnia prej cepani te skarparit
Ngelen jashte shtetit te poshtrit hajdute politikane dhe pushtetare.Duan te hyjne dhe ne BE bile qe ti fusin dhe shkelmim e fundit.
Popull legen qe kenaqesh duke i pare neper bote dhe ata duke u pasuruar me gjakun tuaj.
Sipas kokes edhe festen
Meritoni si Floririn dhe Ramutin se kur del njeri jashte tjetrit , tjetri pret radhen per te pare Juventusin me aroplan privat te “paguar” nga “shoket e miqte” e Partise.
Nje cope prostitute pa shkolle Ushtarake dhe pervoje lufte vihet ne krye te ushtrise.Shtet Skandaloz