Gjykata për Krimet e Rënda ka vënë re pika të errëta në dëshminë e Alkond Bengasit, i cili para prokurorëve ka mohuar që të ketë modifikuar furgonin e grabitjes, apo që modifikimi të jetë bërë në servisin ku ai punonte.
Në vendimin gjyqësor të zotëruar nga A2 CNN arsyetohet se Alkond Bengasi, ka dhënë kontributin e tij në realizimin e grabitjes.
Gjykata ngre dyshime se Bengasi nuk i ka ndryshuar vetëm baterinë furgonit “Chervolet”, pasi ai ndonëse pretendon se e ka parë atë me ngjyrë jeshile, e ka dalluar në videot e ngjarjes nga parakolpi i pasmë, në një kohë që mjetit i ishte ndryshuar ngjyra dhe stema.
“Pra, vetëm një person që kishte bërë modifikime, njihte detaje të tilla”, arsyetohet në vendim.
Në të njëjtën linjë, Gjykata i referohet në vijim deklarimit të Bengasit se pasi kishte njohur mjetin në media, ai kishte shkuar te banesa e Klement Çalës.
“Nuk kishte pse të shkonte atje, kur ai nuk i dinte dhe nuk kishte marrë pjesë në detaje lidhur me ngjarjen”, konstatonte Gjykata.
Sipas trupit gjykues, Bengasi kishte mjetet dhe aftësitë teknike për të bërë modifikimin e mjetit dhe madje ka marrë pjesë në takime me të dyshuarit si organizatorë të grabitjes, Admir Murataj, Klement Çala e Eldi Çala.
Gjykata nënvizon edhe faktin se vetë Bengasi ka deklaruar se pas ngjarjes ka fikur telefonin me pretendimin se kishte pasur frikë dhe se kishte ndryshuar vendbanimin nga Bradasheshi te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku banonin Admir Murataj e Klement Çala, pikërisht në kohën kur dyshohet se ka nisur të planifikohej grabitja në Rinas.
Zotrinje ju genjeni jeni te pa afte, jeni mashtrues,fallsifikator,jeni genjeshtar,maskarenje te pa fytyre.Ata jane te padiskutushem hajdutet dhe kriminela te Sali Berishes dhe Lulzim Drenices kosovarit Serb te ndyre,ata bejne te nentedhjete e nentat, jane hajdut,kriminela,grabites dhe ju fashista i pranoni cfare thone ata.
Keta jane te saliut dhe harroje se do marrin parasysh faktet e policise dhe te prokurorise
Po gjykata është me hajdutët dhe grabitësit jo me policinë.
Qeni leh për ata që i japin të hajë. Jo për ata që i japin dru.