Rrëfimi i vrasësit të gruas në Memaliaj: Më tradhtonte

1 Maj 2019, 12:09Kronika TEMA

Policia ka marrë dëshminë e burrit që vrau gruan mëngjesin e së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Skënder Hoxha ka deklaruar se qëlloi bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxhën, nënën e katër fëmijëve, sepse e tradhtonte.

63-vjeçari u tha hetuesve se kjo ishte dhe arsye pse ishin larguar nga Tirana për t’u rikthyer përsëri në fshat.

Autori e ka goditur gruan e tij me levë në kokë dhe në trup.

Ai u tha fqinjëve që shkuan në shtëpi se ishin të tjerë persona ata që e kishin vrarë, por pas disa orësh në polici pranoi krimin.

Çështja për vrasjen e Antoneta Hoxhës i ka kaluar Krimeve të Rënda.

3 komente në “Rrëfimi i vrasësit të gruas në Memaliaj: Më tradhtonte”

  1. Flutura says:

    E ka vrare sepse e ka dashur shume. Me mire e vdekur se sa me tjetrin e jo me mua?

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Franca[dhe jo vetem ajo] mezi presin qe keta njethundrake arabe tu bashkohen families evropiane……………….

  3. LORA says:

    Partneri qe shkel kuroren vetem divorcohet.
    Do te ishte me e drejte qe vrasja te denohej me vrasje,,,,sepse burgimi nuk mjafton per ndeshkimin
    e atyre qe marrin jete njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje