Idrizi: Ne kemi një plan të mirëfilltë ekonomik, do sjellim një model të ri. Opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira

1 Maj 2019, 13:16Kronika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në selinë e PDIU-së, në vijim të aksionit opozitar dhe protestave të paralajmëruar nga PD ditën e nesërme. 

Në një deklaratë për median pas përfundimit të takimit me kreun e PD, Idrizi tha se “Opozita e Bashkuar” ka një plan të mirëfilltë ekonomik, ndërsa shtoi se po punon për zgjedhjet e parakohshme. 

Më tej kreu i PDIU tha se opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. 

“Opozita e bashkuar platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Platformë për programin elektoral. Sot kemi pushtet dhe jo shtet.  

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje.  

Sot nga 120 mijë, kemi 160 mijë të punësuar në shtet, pra kemi 40 mijë persona që janë shtuar dhe janë punësuar në strukturat shtetërore. Janë dhe 27 mijë persona të tjerë që kanë ikur nga puna në mënyrë të padrejtë dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.  

Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetëroretenderat, asistencën sociale, punësimet etj, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.  

Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. 

Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta”– tha Idrizi. (TemA) 

11 komente në “Idrizi: Ne kemi një plan të mirëfilltë ekonomik, do sjellim një model të ri. Opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira”

  1. loni says:

    je shum i peshtire o cam i pabese,ptu rrace muti.

  2. Peço says:

    Pavarësisht se Idrizit nuk i beson më njeri, titulli është një deformim i trash dhe skandaloz, që ka për qëllim të vetëm diskreditimin, një propagandë aq e paskrupullt, sa dhe vet Gebelsi do e kishte zili. Edhe Zëri i Popullit kurrë nuk ja lejonte vehtes këtë lloj propagande të turpshme. Kjo më tepër e dëmton PS-në ndër atë kontigjent që mendon vetëm me mëndjen e tij.

  3. Xha Spiroja says:

    Dakort por kjo arrihet duke u vetpërjashtuat të gjuthë ju që e keni sjellë këtë situatë të mjeruar politike në Shqipëri. Largohuninjë orë e më parë. Me ju nuk korigjohet ecuria e keqe në këto 28 vjet. Ikni ju ndryshe nuk sigurohen zgjedhje të lira. Edhe partia juaj ka bërë namin me vjedhje dhe blerje votash. Mos i harroni halabakët tuaj me ju në krye që lëviznit nëpër qytetet e vendit me flamuj dhe me para . Tash në këtë.moment po dëgjoj dhe një person i zgjedhur në post të lartë, i cili bën moral, por nëse shikohet veprintaria e tij dhe e partisë që ka drejtuar dhe drejton, çdo fjalë e tij duket qartë që është vetëm hipokrizi. Zoti na ruajt. Jepni dorëheqja dhe na u hiqni qafesh .
    xha Spiroja

  4. Toma says:

    Akoma ha buk ky hajdut,ky ka plan se si te vjedhi.

  5. kaqi i zi says:

    rac greku

  6. Dada says:

    Iko pirdhu se edhe camarine e felliq ku njeri

  7. Pedro i ri says:

    ik mer hajdut demokracie

  8. Kaonia says:

    Puthi kemben Nanos ti legen qe te beri se do ishe si mut tani.Sa bukur kur ta hidhte nga ropt e shtepise e rije si shkerdhate,vetem e vetem per te bere leke .Ky je ti qe per para jep dhe breket .

  9. Plaku vitit te ri says:

    Zgjedhje te lira me Bashen,monen e tim idrizin eshte shakaja me e madhe qe kam degjuar ndonjehere.
    Sikur eshte 1 prilli

  10. L.R says:

    I cuditshem ky personazh.. gjoja politik..
    kur afrohet per te dalur ne pencion zbulojne talenti.e tyre per modele ekonomik dhe mirqenie… po zotrote per afer 30 vjet cfare ke bere per ket vend ?

  11. loku says:

    Cfar thote ky trapi, po kete idjot nuk e do elektorati se po ta donte do ish debutet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje