Detaje të reja nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të kompanisë së sigurisë në aeroport

2 Maj 2019, 11:33Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport)  dhe bankave, lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Këto urdhra ndalimi kërkohen, pasi 5 personat kanë shpërdoruar detyrën, raporton ABCNews.

Tre banka i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë dhe kanë konfirmuar shumat të cilat ato do të transportonin drejt Austrisë ditën e grabitjes.

Në total shuma e grabitur është 6 milion Euro. Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona por asnjeri prej tyre nuk e di ku ndodhen paratë.

Alkond Bengasi i penduari i cili ka identifikuar këta persona si të dyshuar se kanë pasur dijeni për grabitjen. Por Ragip Hajdini, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli kanë mohuar përfshirjen e tyre ne këtë grabitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje