FOTOT: Shkon me kallashnikov për të vrarë familjarët e nuses, 30-vjeçari vetëvritet me plumb në gojë

2 Maj 2019, 15:35Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Klosin ku një 30-vjeçar shkoi tek njerëzit e gruas të tij për t’i vrarë por ky akt i kushtoi jetën.

Në një situatë mjaft të rënduar psikologjike, teksa ka ikur prej tyre, Ari Hoxha ka vrarë veten.

30 vjeçari u gjend i vrarë me plumb në gojë rreth 300 metra larg banesës së vjehrrit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.

Nuk dihet ende motivi, por dyshohet që Ari Hoxha të ketë pasur një konflikt me njerëzit e gruas, tek të cilët ka shkuar të sqarohet.

Por me vete kishte marrë edhe një armë automatike.

Ngjarja tragjike e vrasjes së familjarëve të gruas është shmangur pas njoftimit të policisë.

30-vjeçari është detyruar të largohet nga banesa e vjehrrit, por nuk e ka përballuar dot këtë situatë, dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës në rrugë, rreth 300 metra larg banesës, ku policia i gjeti trupin e pajetë. Mësohet se 30-vjeçari shumë shpejt do të bëhej baba pasi gruaja e tij është shtatzënë.

2 komente në “FOTOT: Shkon me kallashnikov për të vrarë familjarët e nuses, 30-vjeçari vetëvritet me plumb në gojë”

  1. deni says:

    Per mendimin tim ky koke L…A eshte hero se zgjodhi rrugen me te miren e mundshme ka falur shume jete.

  2. Tanaj says:

    Zoti vendoste per shpirtin e tij.

    Shpresoj te prehet ne paqe.

    Qeverite terroriste 30 vjecare ndaj shqiptareve i kane keto pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje