Vrasja në ish-Bllok, lirohet me garanci pasurore Ervis Martinaj

3 Maj 2019, 17:37Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë  ditën e djeshme Ervis Martinajn kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.

Martinaj po mbahej në burg për vrasjen e ndodhur në ish-bllok me 4 tetor të vitit të kaluar.

Për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim 8 persona.

Ervis Martinaj ishte i vetmi person që qëndronte në burg për vrasjen e ndodhur me katër tetor të 2018, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali në ish Bllok.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari.

Komando Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe ka plagosur Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Ndërsa biznesmeni Eldi Dizdari ishte identifikuar nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes, por vetëm në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e ka shpallur në kërkim.

3 komente në “Vrasja në ish-Bllok, lirohet me garanci pasurore Ervis Martinaj”

  1. Trim says:

    Drejtesi e kalbur…si mund te gjykohet ne liri nje i akuzuar per vrasje te shumefishta. Vetem ne Albanistan ndodhin keto cudira. Ky eshte kriminel dhe i rrezikshwm per publikun. Deri ne fund te gjykilit duhet mbajtur ne burg. Kushedi kujt i intereson qe te jete jashte ky « trim »

  2. mirel says:

    Gabim ,,,,lironi kriminelet e arrestoni hallexhijte…//

  3. gjykatesi i korruptuar says:

    Si e ke emrin i pidhmotra gjykates qe vendosi lirimin e ketij perbindeshit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje