Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku një person mësohet të jetë plagosur me thikë.
I plagosi mbeti shtetasi Alfons Ndoka, ndërsa policia arrestyoi shtetasin Vate Lisaj si të autor të ngjarjes.
Konflikti midis dy shtetasve ndodhi në një lokal në plazhin e Velipojes.
“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia. (TemA)