Ylli Manjani: Mos i hidhni benzinë zjarrit, Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i pluralizmit politik në parlament

6 Maj 2019, 11:06Politika TEMA

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi. 

Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se praktikisht këto ndërhyrje është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit. 

“Ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi. 

Këto ndërhyrje që ka programuar qeveria moniste në dokumentat ligjorë themelorë të shtetit, do të zyrtarizonte MONIZMIN si realitet politik sundues. 

Praktikisht kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit… 

E përsëris: Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i PLURALIZMIT politik në Parlament. Pastaj bëhen reformat, përfshi dhe atë zgjedhore. Duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike. Kaq!”-shkruan Manjani. (TemA) 

1 komente në “Ylli Manjani: Mos i hidhni benzinë zjarrit, Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i pluralizmit politik në parlament”

  1. Taraboshi says:

    O Manjan ore mblidhi trute se i ke shte shperndara sa majtas dhe djathtas.Cfare kupton ti me pluralizem.Parlamenti kete e ke.Do te thuash per LSI dhe PD edhe keto jane ne parlament.Per ato qe ti e ke fjalen nuk i ka perjashtuar kush.ato thjeshte me zakonet e Dibres kane vrare veten
    dhe ti e di se kush vret veten nuk ka kush te ja marre gjakun.vetem ne raste se ti del vullenetar.Komisioni per reformen zgjellore eshte ngritur bi
    le ju eshte bere edhe ftese per te marre pjese dhe nuk duan.Popullorqe po ta jape edhe ty.Ne pille te semes le te shkojne.Votuesit jane pjese dermuese e popullit dhe zgjedhjet do te certifikohen edhe nga nderkombetaret.Dojne apo nuk dojne partite bastarde PD dhe LSI. se bashku me ty
    si gjoja mendimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje